Kurti: Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Evropës, ka theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane, e rrugëtimi të vlerësohet në baza meritokracie.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se Kosova e ka dëshmon vazhdimisht gatishmërinë për të kontribuar në mbrojtje të demokracisë.

“Republika e Kosovës jo vetëm që i bashkohet thirrjeve dhe misionit të mbrojtjes së demokracisë anekënd Evropës, por edhe në vazhdimësi dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar në këtë drejtim, si në përafrimin e politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe në mbështetjen e të gjitha masave të vendosura ndaj agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Kurti.

“Por që të kontribuojmë e të bëjmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie. Teksa edhe zgjerimi është rikthyer në vëmendje e agjendën e BE-së pas shumë vitesh, vendi ynë ka aplikuar dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Avancimi i vendit tonë në rrugën drejt BE-së, do ishte sinjal pozitiv për vendin dhe për vlerat demokratike”, ka theksuar ai.

Related Posts

“Do vish të rrish tek shtëpia ime”, Heidi refuzon Romeon: Çfarë thua?

Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e edicionit të tretë të “BBV3”. Për këtë dhe banorët e shtëpisë kanë filluar të diskutojnë rreth planeve…

Sulm me thikë në një shkollë fillore, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë të vegjël, pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Kinën jugore. Incidenti…

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Bukuroshja e njohur, Elita Rudi, është rikthyer me emision të ri pas një kohe të gjatë. Në “The Elite Way” ndër të ftuarit ka qenë edhe bashkëshorti…

“I ka propozuar Kiarës me tekstin tim”- Luizi i kundërpërgjigjet Jul Dedën dhe tregon të vërtetën pas deklaratës (FOTO)

Një nga të intervistuarit për “Big Brother Live nga Shtëpia” mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe Jul Deda, një prej 5 finalistëve të këtij edicioni. Ai ka…

“Lëshim i pafalshëm”, babai i Triumf Rizës fajëson sistemin gjyqësor për arratisjen e Enver Sekiraqës

Shefet Riza, babai i Triumf Rizës, ka thënë se fajin për arratisjen e Enver Sekiraqës nga arresti shtëpia e ka sistemi gjyqësor. Ai ka deklaruar se prokurori…

Arsyetimi i Apelit kur vendosi ta kthej Enver Sekiraqen në paraburgim

Fakti se Enver Sekiraqa kishte qenë në arrati pas ditës kritike kur ishte vrarë polici Triumf Riza dhe dënimi i shqiptuar nga shkalla e parë rrisin rrezikun…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *