Dalin PAMJET/ Si u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit, 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi. Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.

Burri, 32-vjeçar ka vdekur menjëherë ndërsa gruaja e tij thuhet se është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi autori ka vepruar menjëherë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.

Sipas të njëjtave burime, autori mund të mos ketë qenë i vetëm, por ka pasur edhe të paktën 3 bashkëpunëtorë të tjerë. Thuhet se çifti kishte sjellë djalin e vogël për të luajtur në një kënd lojërash, i cili fatkeqësisht ka parë të gjithë skenën. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë. Ata po kërkojnë dhe po mbledhin pamje nga kamerat e sigurisë në zonë ndërsa po hetohet për të kaluarën e viktimës për të zbuluar nëse 32-vjeçari ka pasur mosmarrëveshje personale dhe me kë, në Greqi apo në vendlindje

Related Posts

“I ka propozuar Kiarës me tekstin tim”- Luizi i kundërpërgjigjet Jul Dedën dhe tregon të vërtetën pas deklaratës (FOTO)

Një nga të intervistuarit për “Big Brother Live nga Shtëpia” mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe Jul Deda, një prej 5 finalistëve të këtij edicioni. Ai ka…

“Lëshim i pafalshëm”, babai i Triumf Rizës fajëson sistemin gjyqësor për arratisjen e Enver Sekiraqës

Shefet Riza, babai i Triumf Rizës, ka thënë se fajin për arratisjen e Enver Sekiraqës nga arresti shtëpia e ka sistemi gjyqësor. Ai ka deklaruar se prokurori…

Arsyetimi i Apelit kur vendosi ta kthej Enver Sekiraqen në paraburgim

Fakti se Enver Sekiraqa kishte qenë në arrati pas ditës kritike kur ishte vrarë polici Triumf Riza dhe dënimi i shqiptuar nga shkalla e parë rrisin rrezikun…

Tiranë, ndodh për herë të parë martesa mes dy grave në Shqipëri

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga…

Bashkëpunimi me Serbinë i EURO- U21: Tifozat Kuq e Zi ia kujtojnë Armando Dukës luftën në Kosovë

Grupi i tifozëve të kombëtares së Shqipërisë, të njohur me emrin si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë…

I grisi rrobat dhe e goditi, arrestohet 53 vjeçari nga Durrësi që tentoi të përdhunonte pastruesen greke (EMRI)

Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”. Ngjarja ka ndodhur dje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *