Bashkëpunimi me Serbinë i EURO- U21: Tifozat Kuq e Zi ia kujtojnë Armando Dukës luftën në Kosovë

Grupi i tifozëve të kombëtares së Shqipërisë, të njohur me emrin si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë për të shpallur kandidaturën e përbashkët me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.

Para gati më shumë se dy jave, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, kishte konfirmuar kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21.

Arsyetimi i Dukës mbi këtë ishte se Shqipëria nuk i plotëson kushtet elementare për organizimin e kësaj ngjarje.Ai kishte thënë se duhet angazhim i madh i dy qeverive të dy vendeve respektive, madje e kishte cilësuar si “lajm të mirë” për popullin shqiptar dhe atë serb.

Ky njoftim nuk ishte pritur aspak mirë nga tifozët shqiptar anembanë botës dhe tani Tifozat Kuq e Zi kanë ndërmarrë një nismë për të shprehur mllefin e tyre ndaj këtij vendimi të FSHF-së.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si ‘TifozAt Kuq e Zi’ kanë ngjyrosur me të kuqe rrugët pranë zyrave të FSHF-së, si dhe kanë ngjitur disa fotografi të luftës dhe gjenocidit që ushtria serbe ka ushtruar në popullin e Kosovës.“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhej në postimin e tyre

Related Posts

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Sekretari i Ministrisë së Mjedisit largohet nga ndërtesa me përcjellje të zyrtarëve policorë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është larguar nga objekti ku po zhvillohen bastisje. Bytyqi është larguar nga ndërtesa e Ministrisë pasi…

Kurti: Janë hapur 75 mijë vende të reja pune, hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi siç theksoi ai, janë hapur…

U tha se është shtatzënë, Samanta bën këtë veprim

Ditë me parë Samanta ka publikuar një foto teksa në syrin e ndjekësve javë venë re format e saj trupore. Aluduan për një shtatzëni të mundshme, por…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *