Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur! Babai i arrestuar për ngjarjen, polumbarët në luftë me kohën

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Shkodër, ku dyshohet se nëna dhe tre fëmijët e saj, i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta.

Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë. Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.

Policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje.

Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune. Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.

31 vjeçari Ergys Arazi, i cili është arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij, nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, Arazi është parë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke qëndruar nën shoqërinë e miqve në lokal, i pashqetësuar.

Jashtë kamerave, miqtë e tij, deklarojnë se ai nuk ka shfaqur asnjë lloj shqetësimi, madje është dukur krejtësisht i qetë. I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.

Arazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë. Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Ergys Arazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër Sipas familjarëve të gruas ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët”.

I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39 vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Related Posts

E RËNDË/ Pitbulli i familjes kafshon foshnjën 5 muajsh nē krahët e gjyshes, i vogli humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një foshnjë pesë muajshe është kafshuar nga pitbulli i familjes. Fatkeqëqsisht foshnja ka humbur jetën. Sipas medieve italiane,…

Arratisja e Sekiraqës, flet avokatja: Policia nuk e ka gjetë në shtëpi

Kosovare Kelmendi, avokate e Enver Sekiraqës, ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të saj. Megjithatë, Kelmendi ka thënë se, ndonëse nuk kontestohet se…

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, që në Gjykatën Kushtetuese ta dërgojë…

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Julie McFadden është një infermiere e regjistruar në Los Angeles, e specializuar në kujdesin paliativ (kujdes i specializuar mjekësor që fokusohet në lehtësimin e dhimbjes dhe simptomave…

Haxhiu për arratisjen e Sekiraqës: Kjo arratisje në fakt indirekt ishte paralajmëruar në seancën e shpalljes së aktgjykimit

Lidhur me arratisjen e Enver Sekiraqës ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Raporto24. Në reagimin e saj, Haxhiu ndër tjera ka thënë se kjo arratisje…

Blero përlotet : Më kanë tradhtuar

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga jeta e tij personale. Ajo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *