Blero përlotet : Më kanë tradhtuar

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga jeta e tij personale.

Ajo që pritej të ishte një intervistë standarde, u kthye në një udhëtim emocional për Bleron kur stafi i emisionit vendosi të bëjë një surprizë të veçantë duke përdorur pyetje nga podcastet e ish-gruas së tij të dytë, Afrona Dika.

Angazhimi i Afronës në intervistën e Bleros u bë pa dijeninë e tij, ku zëri i saj dhe pyetjet që ajo kishte bërë në podcastet e saj me të ftuar të tjerë u shkëputën dhe u drejtuan drejtpërdrejt te ai. Ky moment i papritur shkaktoi një reagim të fuqishëm emocional tek Blero, i cili u përlot në studio.

Moderatorja e emisionit, kur e pa reagimin e tij, e pyeti për arsyen e dështimeve të shumta në lidhjet e tij sentimentale. Blero, në një moment të hapur dhe të sinqertë, tregoi se beson se rrjetet sociale dhe lakmia janë faktorë të mëdhenj që nxisin tradhtinë. Kur u pyet nga moderatorja nëse ai vetë ka qenë subjekt i tradhtisë, Blero konfirmoi me një “Po, më kanë tradhtuar”

Më tej, në një pyetje të drejtpërdrejtë nga prezantuesja nëse ai kishte qenë ndonjëherë tradhtar në një lidhje, Blero përgjigjet po ashtu sinqerisht. “Po, edhe unë kam tradhtuar. Por, më e rëndë është kur të tradhtojnë”, u shpreh ai.

Blero përndryshe pak kohë më parë konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes edhe me të dashurën e tij të tretë.

Related Posts

Çfarë mund ti ndodh Fatmir Spahiut nëse i humbë edhe 10 kg?

Fatmir Spahiu është aktor, komedian e personazh i njohur i botës së televizionit. Specialiteti i tij i thuajse çdo mëngjesi, janë mbishkrimet në Facebook, që nuk mungojnë…

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Moderatori kosovar ka ndarë një shqetësim mëngjesin e sotëm. Ai ka paralajmëruar ndjekësit që llogaria e tij në platformën X është hakuar. Moderatori informoi ndjekësit që për…

Pas Marinës, edhe Luana Vjollca rikthehet në TCH? Ja emisioni surprizë që do të drejtojë

Disa ditë më parë bëmë të ditur ekskluzivisht se Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel për të marrë drejtimin e “Për Shqiptarët” krah Elvis Naçit….

U përplas me Luizin, ja si u prit Kiara nga Salsano pasi nisi aventurën në ‘Portokalli

Kiara Tito ka qenë e ftuar ditën e sotme në programin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” për të folur ndër të tjera për rolin që…

Sara Gjordeni rrëzikon në shtatzani deri në këtë pikë

Këtë sezon shumica e vajzave të showbizit bën ndryshime drastike në pamje. Në mesin e tyre nuk kishte si të mungonte edhe Sara Gjordeni. Me anë të…

Afrona Dika banore në “Big Brother”?!

Ky vit pritet të sjellë shumë figura të njohura në “Big Brother”. Ka disa ditë që po aludohet se edhe Afrona Dika do të jetë pjesë e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *