Haxhiu për arratisjen e Sekiraqës: Kjo arratisje në fakt indirekt ishte paralajmëruar në seancën e shpalljes së aktgjykimit

Lidhur me arratisjen e Enver Sekiraqës ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Raporto24.

Në reagimin e saj, Haxhiu ndër tjera ka thënë se kjo arratisje në fakt indirekt ishte paralajmëruar në seancën e shpalljes së aktgjykimit për Sekiraqën.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Dikush që është i njohur edhe për publikun se lëre më për gjyqësinë e prokurorinë për krime të rënda e përsëritje të tyre lihet në arrest shtëpiak dhe kësisoj arratiset tërësisht. Kjo ndodhi edhe me Enver Sekiraqën, i cili ishte dënuar ditë më parë me burgim prej 25 vitesh për vrasjen e policit të Policisë së Kosovës.

Kjo qasje joprofesionale e gjyqtarëve në shumë raste po rezulton me trashje të krimit. Herë po manifestohet me vrasje e herë me arratisje të tërësishme. Dhe ky nuk është gabim i izoluar, por veprime të shpeshta që po shndërrohen me mendësi të gjykimit e të cilat po përkthehen në stimulim të kriminelëve.

Caktimi i masës së arrestit shtëpiak, e mosndryshimi i asaj mase, është skandal i madh. Madje kjo arratisje në fakt indirekt ishte paralajmëruar në seancën e shpalljes së aktgjykimit për Sekiraqën kur ai nga seanca u njoftua se do t’i ndërpritej me një vendim tjetër masa e arrestit shtëpiak për t’u kthyer në paraburgim!

Duket që sistemin ynë gjyqësor për shkak të përvojës së mbrapshtë në mungesë të dënimit të peshqve të mëdhenj po vazhdon të mos këndellet nga gjendja e vet duke toleruar kështu arratisje e përsëritje të veprave kriminale.

Kjo gjë është tejet shqetësuese dhe do të duhej të shërbente si alarm jo vetëm për rastin specifik, por për të tilla raste në përgjithësi.

Sistemi gjyqësor ekziston pikërisht për t’i dhënë qytetarëve drejtësi e siguri, jo frikë dhe panik. Ata duhet të jenë në anën e ligjit, të të dëmtuarve dhe mbi të gjitha të interesit publik, jo në anën krimit, të fortëve e klaneve mafioze.

Ky rast, përveç tjerash ngre dyshime edhe për përfshirje në korrupsion prandaj duhet të ketë një hetim profesional dhe përgjegjësi nga ata që mundësuan këtë arratisje.

Related Posts

Çfarë mund ti ndodh Fatmir Spahiut nëse i humbë edhe 10 kg?

Fatmir Spahiu është aktor, komedian e personazh i njohur i botës së televizionit. Specialiteti i tij i thuajse çdo mëngjesi, janë mbishkrimet në Facebook, që nuk mungojnë…

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Moderatori kosovar ka ndarë një shqetësim mëngjesin e sotëm. Ai ka paralajmëruar ndjekësit që llogaria e tij në platformën X është hakuar. Moderatori informoi ndjekësit që për…

Pas Marinës, edhe Luana Vjollca rikthehet në TCH? Ja emisioni surprizë që do të drejtojë

Disa ditë më parë bëmë të ditur ekskluzivisht se Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel për të marrë drejtimin e “Për Shqiptarët” krah Elvis Naçit….

U përplas me Luizin, ja si u prit Kiara nga Salsano pasi nisi aventurën në ‘Portokalli

Kiara Tito ka qenë e ftuar ditën e sotme në programin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” për të folur ndër të tjera për rolin që…

Sara Gjordeni rrëzikon në shtatzani deri në këtë pikë

Këtë sezon shumica e vajzave të showbizit bën ndryshime drastike në pamje. Në mesin e tyre nuk kishte si të mungonte edhe Sara Gjordeni. Me anë të…

Afrona Dika banore në “Big Brother”?!

Ky vit pritet të sjellë shumë figura të njohura në “Big Brother”. Ka disa ditë që po aludohet se edhe Afrona Dika do të jetë pjesë e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *