Tragjedi në Shkodër/ Burri i dhunonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet trupi i 9-vjeçares, pranga babait! Vijojnë kërkimet për të tjerët

Një ngjarje tronditëse që nuk është dëgjuar më parë në Shqipëri, në kufijtë e të pabesueshmes, ka ndodhur në Shkodër. Dhuna në familje është bërë shkak që nëna me 3 fëmijët t’i japë fund jetës, pasi dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Bunë pranë Darragjatit.

Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa e zhdukur rezulton edhe nëna Alma Arrazi bashkë me dy fëmijët e tjerë, një vajzë 8 vjeç, dhe një djalë 3 vjeç. Në pranga është vënë babai Erdgys Arrazi, një ish i dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

Motra e gruas me tre fëmijë, ka thënë në polici, se Alma Arrazi dhunohej barbarisht nga burri. Ka qenë vetë 31-vjeçari Erys Arrazi, i cili ka denoncuar në polici më datë 3 maj se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera.

Në denoncimin e tij, Arrazi ka deklaruar se gruaja është larguar që prej datës 2 maj. Kërkimet kanë nisur menjëherë pas kallëzimit të bashkëshortit, ku mbrëmjen e djeshme, 4 maj, u gjet nga peshkatarët vajza 9-vjeçare. Sipas policisë, të miturës nuk i janë konstatuar shenja dhune.

“Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve Erdgys Arrazi dhe Alma Arrazi, e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj”, njofton policia.

Policia thotë se ajo është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj, i cili tashmë është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes.

Kurse Alma Arrazi 39 vjeçe, me vajzën tjetër 8 vjeçe dhe djalin e vogël 3 vjeç nuk janë gjetur akoma. Polumbarët e RENEA-s po kërkojnë trupat e tyre nga Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore, pasi dyshojnë se edhe ata mund të jenë vetëmbytur.

Nga dëshmitë e para, mësohet se gruaja me të vegjlit, ditën që është zhdukur, kishte pirë kafe me kunatën, nusen e vëllait të Erdgysit, por janë ndarë, pa ngritur asnjë dyshim për vendimin fatal. Dyshohet se ajo ka mbajtur fort fëmijët për dore, dhe është hedhur bashkë me ta nga Ura e Bunës.

Sipas një dëshmie tjetër, thuhet se e reja kishte mësuar se fundmi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua tjetër. Ai, po sipas burimeve, e nxirrte live te dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës së madhe.

Kur ka mësuar për gjetjen e trupit të pajetë të së bijës, Erdgys Arrazi ka qenë i ftohtë dhe pa asnjë reagim dhe ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas.

Erdgys Arrazit është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, ai u la në burg vetëm për kanabisi, pasi nuk pati prova ndaj tij, si i përfshirë në ngjarje.

Related Posts

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, që në Gjykatën Kushtetuese ta dërgojë…

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Julie McFadden është një infermiere e regjistruar në Los Angeles, e specializuar në kujdesin paliativ (kujdes i specializuar mjekësor që fokusohet në lehtësimin e dhimbjes dhe simptomave…

Haxhiu për arratisjen e Sekiraqës: Kjo arratisje në fakt indirekt ishte paralajmëruar në seancën e shpalljes së aktgjykimit

Lidhur me arratisjen e Enver Sekiraqës ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Raporto24. Në reagimin e saj, Haxhiu ndër tjera ka thënë se kjo arratisje…

Blero përlotet : Më kanë tradhtuar

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga jeta e tij personale. Ajo…

Më të dashuruar së kurrë, Diola dhe Erolldi shijojnë pushimet

Marrëdhënia midis Diola Dostit dhe Erolld Belegut po merr vëmendje të madhe së fundmi. Marrëdhënia midis Diola Dostit dhe Erolld Belegut po merr vëmendje të madhe së…

Linda Halimi: Çdo mëngjes i them vetes, me sa palë mend në kokë e lash vajzën e u futa në Big Brother

Këngëtarja e talentuar Linda Halimi ka dhënë një intervistë për Prive, ku ka folur hapur për përvojat e saj të veçanta gjatë qëndrimit në Big Brother VIP…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *