Osmani e Kurti zotohen për drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë zotuar se nuk do të mungojë asnjëherë thirrja për drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës, gjatë vizitës në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës.

Osmani, masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”, duke thënë se nuk do rreshtin së kërkuari drejtësi.

376 civilë të pafajshëm iu këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë. 376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kosova në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fateve njerëzore, Srebrenica e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Kurti ka thënë se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore.

Sivjet po bëhen 25 vjet kur lufta e arriti kulmin para se të përfundonte në qershor të atij viti. Viti 1999 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidal, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në histori masakra në Mejë e Korenicë është më e madhja. Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë. Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, ka deklaruar Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se edhe pas 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë.

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës. Rreth 6,000 njerëz u zhdukën gjatë luftës së fundit, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur. /EO       

Related Posts

Kurti: Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Evropës, ka theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane, e rrugëtimi të vlerësohet në baza meritokracie….

“Babi im, babi im”/ Detaje të reja nga atentati në Greqi, rivali i Vis Martinajt u ekzekutua në sy të fëmijës

Mediat greke zbardhin detaje të reja nga atentati i përgjakshëm në Athinë ku mbeti i vdekur 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi, ndërsa u plagos lehtë bashkëshortja e tij,…

“Dyshohet se nuk dha dëshmi të sinqertë”, gazetarja Hoxha për tragjedinë në Shkodër: Kunata është nën hetim, e dashura e Erdgysit…

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit…

A ishte Erdgysi afër perimetrit kur ndodhi tragjedia? Hoxha: Prova gjendet në qelizat e telefonit, pritet përgjigje nga kompanitë celulare

Qelizat e telefonit do të tregojnë nëse Erdgys Arrazi ishte afër perimetrit të tragjedisë në momentin kur Alma Arrazi u vetëflijua me tre fëmijët në Lumin Buna….

Dalin PAMJET/ Si u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit, 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi. Ngjarja ndodhi pak…

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka shkaktuar pakënaqësi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *