Parandalohet një rast i kontrabandës me cigare në Han të Elezit, shoferi ka ikur

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia patrulluese gjatë ditës së djeshme në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.

Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar:

360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,

79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro

60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojitl lord

60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill

80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof

80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west

20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal

20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.

Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kilogramë duhan i gatshëm për treg. Vlera e mallit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit

Related Posts

Romeo dhe Erjola të lidhur jashtë BBV? Donaldi zbulon të vërtetën

Mbrëmjen e djeshme, në prime, Graciano deklaroi se Romeo i ka kërkuar Erjolës të lidhet me të. Deklaratë që ka zgjuar debat në shtëpinë e Big Brother…

Cfarë postonte në rrjetet sociale Ergys Arazi, dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan e tre fëmijët e mitur

Pak ditë pas denoncimit në polici nga Ergys Arazi se bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur ishin zhdukur, është gjetur në ujërat e…

Nga diferenca e moshës mes çiftit tek deklaratat e familjes, dalin detaje: Si u zbulua tradhtia

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj….

U filmua teksa dhunonte nënën e moshuar/ Pranga 36-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me video që u publikua ditën e sotme në mediat sociale, ku shihej se një shtetas dhunonte…

Vrau çiftin e të moshuarve, avokati i Thoma Mastoras: Nuk është i sëmurë mendor!

Avokati i Thoma Mastora, të akuzuarit për vrasjen e çiftit Ilia 4 ditë më parë në fshatin Bodrishtë, Jorgo Kasapi, është shprehur kundër vendimit të shkallës së…

FOTO e fundit bën lëmsh rrjetin, Loredana dhe Karim Adeyemi prindër?

Së fundmi, Loredana ka publikuar një seri fotosh në “Instagram”, ku shfaqet me Karim Adeyemi. Në një nga fotot Karim ka një fëmijë në prehër. Kaq mjaftoi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *