U filmua teksa dhunonte nënën e moshuar/ Pranga 36-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me video që u publikua ditën e sotme në mediat sociale, ku shihej se një shtetas dhunonte fizikisht nënën e tij.

Lidhur me rastin Policia njofton se është vënë në pranga agresori 36-vjeç i cili ishte edhe nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ngjarja u publikua pasditen e kësaj të mërkure, ku në një video të denoncuar nga banorët e lagjes, shihet se si 39-vjeçari dhunon nënën duke e kapur prej flokësh dhe e shtyn fort, teksa i bërtet me të madhe. Banori që ka denoncuar rastin është shprehur se agresori sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Related Posts

I grisi rrobat dhe e goditi, arrestohet 53 vjeçari nga Durrësi që tentoi të përdhunonte pastruesen greke (EMRI)

Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”. Ngjarja ka ndodhur dje…

Dhunoi këngëtaren në publik/ Pendohet reperi i njohur: Marr përgjegjësinë, sjellje e pafalshme

Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për sjelljen e tij “të pafalshme” pasi u bënë publike pamjet ku sulmoi këngëtaren Casandra “Cassie” Ventura. Ylli i repit tha…

Dalin detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e trishtë në Lushnjë, ku babai plagosi vajzën e tij dhe më pas vrau veten. Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë…

‘Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram’ – përplaset Donaldi dhe Ronaldo për finalistët e BBVA

Donald Veshaj ka qenë i ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’, ku ka folur për rrugëtimin e vëllait të tij në këtë format si…

Rama: Ditën kur Albini prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, hëngrëm shpageta bashkë

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. “Albini është opozitar…

Meritoni: Mendoj për një martesë dhe fëmijë me Ilnisën

Meriton Mjekiqi ishte një ndër të ftuarit e episodit të fundit të  ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, i cili nuk ka lënë pa përmendur dhe romancën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *