Cfarë postonte në rrjetet sociale Ergys Arazi, dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan e tre fëmijët e mitur

Pak ditë pas denoncimit në polici nga Ergys Arazi se bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur ishin zhdukur, është gjetur në ujërat e lumit Buna trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare.

Sipas policisë dyshohet se gryaja është vetëmbytur,  ndërsa po ashtu thuhet se edhe nëna e saj dhe motra e vëllai më i vogël janë mbytur, por trupat e këtyre të fundit nuk janë gjetur ende.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë dhuna sistematike psikologjike dhe fizike që Ergys Arazi ushtronte ndaj të shoqes dhe fëmijëve, arsye kjo e cila ka bërë që policia ta vendosë në pranga atë, teksa hetimet vijojnë.

Cfarë postonte në rrjetet sociale Ergys Arazi, dyshohet se çoi

Vetë ai ka mohuar këtë akuzë, ndërsa po ashtu thuhet se në momentin kur ka identifikuar trupine pajetë të të bijës, ka qenë mjaft i ftohtë.

Por çfarë pasqyronte ai në rrjetet sociale? Nga një shikim i profilit të 31-vjeçarit në Facebook, fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”.

Po ashtu shihen dhe etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

Polombarët prej orësh vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, e nga ana tjetër policia heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që ka tronditur opinion publik.

Motra e Alma Arazit ka qenë ajo që ka denoncuar në polici kunatin, duke pohuar se ai i dhunonte.

Related Posts

I grisi rrobat dhe e goditi, arrestohet 53 vjeçari nga Durrësi që tentoi të përdhunonte pastruesen greke (EMRI)

Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”. Ngjarja ka ndodhur dje…

Dhunoi këngëtaren në publik/ Pendohet reperi i njohur: Marr përgjegjësinë, sjellje e pafalshme

Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për sjelljen e tij “të pafalshme” pasi u bënë publike pamjet ku sulmoi këngëtaren Casandra “Cassie” Ventura. Ylli i repit tha…

Dalin detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e trishtë në Lushnjë, ku babai plagosi vajzën e tij dhe më pas vrau veten. Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë…

‘Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram’ – përplaset Donaldi dhe Ronaldo për finalistët e BBVA

Donald Veshaj ka qenë i ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’, ku ka folur për rrugëtimin e vëllait të tij në këtë format si…

Rama: Ditën kur Albini prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, hëngrëm shpageta bashkë

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. “Albini është opozitar…

Meritoni: Mendoj për një martesë dhe fëmijë me Ilnisën

Meriton Mjekiqi ishte një ndër të ftuarit e episodit të fundit të  ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, i cili nuk ka lënë pa përmendur dhe romancën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *