“Bajram Party i hidhur”- Mbi 100 policë zviceran arrestojnë Sinan Vllasaliun, Soni Malajn dhe Don Phenom

Një “BajramParty” i paraparë të mbahej më 13 prill në Zvicër ku do performonin emra të njohur të estradës ka dështuar. Kjo pasi policia zvicerane po raportohet se ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarë të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Ndër të arrestuarit janë Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, të cilët raportohet se janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Në ketë mbrëmje ishte paraparë që të këndonte edhe këngëtari, Labinot Rexha.

Ai ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ku tha se gjatë kontrollit kur u arrestuan këngëtarët ishin të pranishëm afro 150 policë.

Rexha kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë“, tha Rexha.

Tutje ai bëri apel kolegëve të tij që mos të përdorin vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

“Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera“, tha ai, raporton Insajderi.

Related Posts

U përfshi në një rrjet kriminal, momenti kur ish-missi ekzekutohet me disa plumba në mes të ditës

Ky është momenti i tmerrshëm kur një ish-mbretëreshë e bukurisë u qëllua për vdekje nga një breshëri plumbash nga atentatorët në mes të ditës. Pamjet tronditëse të…

Kiara Tito u bë nënë, Butrint Imeri habit me postimin

Ditën e sotme moderatorja e njohur Kiara Tito u bë nënë për herë të parë, shkruan InfoKosova. Ajo solli në jetë vajzen e quajtur Luna Mari Ejlli….

Kurti pyetet se pse u lanë të iknin nga Banjska terroristët në krye me Radojiçiqin, kjo është përgjigjja e tij

Kryeministri Albin Kurti ka folur për një podcast/dokumentar të BBC që u realizua për atë që krijoi vendimi i Bankës Qendrore me përjashtimin e dinarit nga përdorimi….

Vullnet Krasniqi braktis portalin e Berat Buzhalës, Nacionale

Gazetari Vullnet Krasniqi e ka lënë punën në portalin e Berat Buzhalës, Nacionale. Kjo u bë e ditur nga ai vet përmes një postimi në Facebook, shkruan…

Kadri Veseli paditë për shpifje deputetin e Vetëvendosjes, Visar Korenica

Kundër deputetit të Vetvendosjes, Visar Korenica, është depozituar këto ditë një padi për shpifje. Si përfaqësues ligjor i ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, avokati Faton Fetahu,…

Arrestohet ‘Valmir bossi’ i TikTok-ut nën dyshimet për abuzim seksual

I riu i njohur si ‘Valmir bossi’ në rrjetin social TikTok ёshtё arrestuar nёn dyshimin pёr abuzim seksual. Sinjali publikoi sot pamjet e këtij rasti të tmerrshëm,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *