Kurti pyetet se pse u lanë të iknin nga Banjska terroristët në krye me Radojiçiqin, kjo është përgjigjja e tij

Kryeministri Albin Kurti ka folur për një podcast/dokumentar të BBC që u realizua për atë që krijoi vendimi i Bankës Qendrore me përjashtimin e dinarit nga përdorimi.

Kurti tha se institucionet financiare të Kosovës e kanë diktuar këtë dhe tha se kjo u bë me qëllim luftimin e financimit të terrorizmit.

“Dinari i takon shekullit të kaluar dhe Millosheviqit , nëse Serbia e pëlqen dinarin neve s’mund të na imponojë. Ne duhet të dimë se kush po dërgon para, te kush dhe për çfarë qëllimi”.

Këtu Kurti foli për municionin e gjetur pas sulmit terrorist të Banjskës dhe tha se i gjithi ishte prodhuar në Serbi.

“Ata deshën një luftë të re, nuk ndodhi dhe ne ia dolëm të eliminojmë tre terroristë, por pasojat ishin se dhjetëra prej tyre arritën të iknin dhe sot janë në Serbi”.

BBC: Pse i latë të iknin kur i kishte rrethuar?

“Ne kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë. Ne nuk deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonin në manastirin ortodoks serb. Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të ikin”.

Gjithashtu, Kurti tha se serbët si minoritet në Kosovë kanë të drejtat “më të gjera” në Europë, përfshirë gjuhën serbe si gjuhë zyrtare, 10 ulëse të garantuara në Kuvend, etj.

“Ajo çfarë kam bërë në këto tri vjet është ligjshmëri dhe kushtetutshmëri. Ne duhej të luftonim financimin e terrorizmit”.

Ai tha se minoriteti serb nuk është i rrezikuar nga qeveria e tij, por se ata s’i lë rehat qeveria serbe.

“Shumica e komunitetit serb e pranojnë Republikën e Kosovës si vendin e tyre. Megjithatë, neve na duhet të parandalojmë Beogradin që t’i ngacmojë ata. Nuk ka rrezik nga qeveria ime për serbët e Kosovës. Ne s’mund të lejojmë që një individ apo grup të bëhet më u fuqishëm se shteti dhe shteti është për sundim ligji për të gjithë”.

Related Posts

“Çapaçule ta rrehi….”, publikohet kënga e Luiz Ejllit me Getoar Selimin

Getoar Selimi apo si njihet për publikun Geasy, ka bashkuar forcat me Luzin Ejllin për të sjell një projekt të ri muzikor. “Ding Ding”, quhet kënga më…

“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”, vëllai i Enklejda Danaj tregon ferrin që përjetonte para se të vritej: Ishin ndarë prej një viti, e kërcënonte se…

Vëllai i 40-vjeçares Enkelejda Danaj që u vra nga duart e bashkëshortit të saj shqiptar, në orët e para të së enjtes (16.5.2024) nën shtëpinë e saj…

Flutura Kusari: Faji është i joni, dështimi për anëtarësim në KiE dhuratë e VV-GUXO

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas dështimit që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës. Kusari ka thënë se ky dështim është dhuratë nga…

Kurti shtyn afatin për regjistrim të popullsisë për 11 komuna dhe për diasporën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e ku kanë vendosur për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave për 11…

“S’është vetëm shtylla juaj, i dashur Prindon”, Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta  i ka uruar ditëlindjen presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka shpërndarë në rrjetin social urimin e Prindonit – bashkëshortit të…

Akuzohet për shmangie nga tatimi, flet para Gjykatës Sinan Vllasaliu

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu e ka bërë të premten…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *