Kadri Veseli paditë për shpifje deputetin e Vetëvendosjes, Visar Korenica

Kundër deputetit të Vetvendosjes, Visar Korenica, është depozituar këto ditë një padi për shpifje. Si përfaqësues ligjor i ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, avokati Faton Fetahu, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje kundër deputetit Korenica, i cili në muajin mars, në një deklaratë për një media online në Kosovë kishte përmendur zotin Veseli se “kishte ndikuar në një projekt në Administratën Tatimore të Kosovës”.

Fetahu ka sqaruar në një postim në Facebook, se i kanë dhënë rast deputetit Korenica përmirësimin e shprehjes shpifëse, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, raporton gazeta10.

Ky është postimi i plotë i Fetahut:

Si përfaqësues ligjor i ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, kam dorëzuar këto ditë padi për shpifje kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Korenica. I njëjti, në muajin mars të këtij viti, konsumoi një shpifje të pashembullt ndaj z. Veseli, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vlerësuar rrethanat e dështimit të një projekti në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës.

Deputeti Korenica këtë deklaratë e kishte dhënë për portalin “Indeksonline” dhe artikulli ishte publikuar me titull: “ATK-ja ‘akshom Pazar’ me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin”.

Pas deklaratës publike me përmbajte shpifëse ndaj z. Veseli, sipas ligjit në fuqi, deputetit i kërkuam përmirësimin e shprehjes shpifëse, përkatësisht tërheqjen nga deklarata. Kaluan gjashtë javë dhe deputeti e injoroi kërkesën duke e zgjedhur heshtjen.

Pra, ai e artikuloi këtë shpifje, u sigurua ta publikonte dhe ta shpërndante në medie një deklaratë të tillë të pavërtetë, por nuk e provoi asnjëherë me asnjë fakt të vetëm. Në këto rrethana, rruga gjyqësore mbeti e paalternativë.

Si rezultat, në cilësi të avokatit të z. Kadri Veseli, kam depozituar padinë për shpifje kundër këtij deputeti, i cili në cilësinë e të paditurit do të ketë barrën e provave për të dëshmuar vërtetësinë e deklaratës së tij.

Uroj dhe shpresoj që gjykata do ta trajtojë me efektivitet këtë rast gjyqësor duke e konstatuar shpifjen e z. Korenica dhe të njëjtin do ta mbajë përgjegjës për dëmet e shkaktuara, dhe në asnjë mënyrë të parashkruhet lënda, si në të kaluarën në një rast kërcënimi me jetë ndaj zotit Veseli.

Related Posts

Dua Lipa: Dua të thyej paragjykimet e botës për Kosovën, atje nuk ka më luftë

Ylli i estradës britanike, Dua Lipa, nuk është turpëruar asnjëherë për origjinën e saj shqiptare, edhe pse ka lindur në Britaninë e Madhe në vitin 1995 për…

Ish-banorja e “BBV” shfaqet pa grim, ndjekësit nuk e njohin

Ish- banorja e spektaklit televiziv “BBVK2”, Santiana është tejet aktive në rrjete sociale, ku poston spesh foto të ndryshme. Së fundmi, ndjekësit e saj kanë reaguar për…

Nuk e njihnit, ky është burri i Françeska Muratit

Françeska Murati e cila ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” me eliminimin nga shtëpia më e famshme duket se i është…

Rike Roçi “çmend” rrjetin, nxjerr gjoksin në fushë

Rike Roçi është banorja e “BBVA”, e cila aktualisht po e shijon famën e marrë nga ky spektakël. Rikja, fokus iu dha formave truporë, ku vëmendje morri…

Batuta për të shoqin u bë virale, Françeska tregon çfarë i tha Ergysi kur e takoi! Ish-banorja e BBV zbulon kush fshihej pas veshjeve të saj të shtrenjta

Françeska Murati, banorja e Big Brother Vip 3, e cila u largua mbrëmjen e djeshme (18 maj) nga shtëpia vip, ka folur në lidhje me batutën që…

Adriana Matoshi përkrah Meritonin, ja çfarë vargje i dedikon

Finalja e madhe e BBVA është afër. Më 25 maj do të shpallet fituesi i këtij edicioni. Në mesin e pesë finalistëve është moderatori kosovar, Meriton Mjekiqi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *