U tha Liridona u vra për të marrë 20 milionë euro nga sigurimet suedeze: Mjeku shqiptar në Suedi…

Një nga pretendimet e familjarëve të së vrarës me porosi Liridona Ademaj nga burri saj, Naim Murseli, është se ajo kishte sigurime të larta shëndetësore në Suedi.

Madje u raportua se në rast të vdekjes të saj, familjarët mund të trashëgojnë miliona euro të sigurimeve, shkruan lajmi.net.

Për këtë ka folur mjeku kosovar që punon e jeton në Suedi, Rushit Rimanishta.

Ai ka hedhur poshtë hipotezën se familjari i së ndjerës mund të përfitoj deri në 20 milionë euro nga sigurimet suedeze.

Rimanishta ka thënë se maksimumi që mund të përfitohet nga ky rast është afro 1 milionë euro.

Po ndëgjoj shumë diskutime rreth rastit së vrasjes së Liridonës dhe sigurimeve jetsore në Suedi.

Njoftimi i plotë:

Diskutime se si ky monstrumi që e ka planifikue vrasjen e Liridonës e ka ba për shkak të sigurimeve jetsore dhe shumës marramendse qe kompanitë e sigurimeve po paguajkan në rast vdekje. Shuma ku po përdorën shifra deri në 20 milion €.

Ky monstrum, sipas bindjeve te mia, nuk e ka aranzhue vdekjen e nanës së fëmijëve të vet për pare. Ky as i smutë psiqik nuk mundet me kanë. Ky, thjesht është monstrum. Pra njeri me shpirtë e zemër të prisht.

Kqyra se si jan rregullat dhe sa eshte shuma minimale dhe maximale ne rast vdekje në Suedi. Ne pothuajse te gjitha kompanite e sigurimeve shuma maximale qe dikush mundet me marre ne rast vdekje eshte 5 milion kr suedeze qe eshte ma pak se 500 000 €. Shumicen e sigurimeve nuk mundesh me i marre preminë nga ma shume se nje kompani e digurimeve perpos rastit te sigurimit jetsor. Nese vdes ka mundesi me marre kompenzim per humbje jete nga me shume se nga nje kompani por kjo nenkupton kontroll rigoroz nga kompanite.

Me kontrollë dmth ata shikojne se kur e ke ba ate sigurim, pse e ke ba, kerkojne analiza extra te rastit te vdekjes etj qe nenkupton se ai qe tenton me nxjerre premitë nga me shume se nje kompani, nese ka ba inskenim te vdekjes, ka dore ne vdekje apo çka do tjeter, rrezikon te zbulohet. Ish nje kompani me sa pashe qe po kompenzojke deri ne 10 mil kr suedeze qe i bjen rreth 800 000 €. Perndryshe kjo eshte shuma maximale qe dikush mund ta merr. Kjo nuk nenkupton se burri i liridones do ta merrte maximumin. Shumen maximale pak veta e marrin./Lajmi.net

Related Posts

Vdes në moshë të re Teuta Beqiri, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ka vdekur Teuta Beqiri, gruaja nga Peja e cili po vuante nga një sëmundje. Ajo ka vdekur sot, derisa për rastin kanë njoftuar familjarët e saj. Varrimi…

Bora Zemani flet për Heidin, ja çfarë mendimi ka ajo për “kunatën”

I ftuar në emisionin e “Cherry on Top” nga Bora Zemani, ishte Ermal Mamaqi. Gjatë puntatës së djeshme u komentua një prej banoreve të shtëpisë më të…

KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë

Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit. Vetura ushtarake siç shihet nga fotot e siguruara është rrokullisur afër…

Me lëvizje provokative Melinda feston 10 milionë klikimet e “Alkoolit”

Projekti i fundit muzikor mes Finemit dhe Melinda Ademit “Alkool”, ka arritur shifrën prej 10 milionë klikimesh në YouTube. E reperja kosovare e ka zgjedhur një mënyrë…

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Bëhet fjalë për dy raste në Podujevë, një në Lipjan, një në…

Krasniqi: Masakra e Mejës flet për viktimën dhe agresorin, më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona. Trupat e 13 viktimave të kësaj masakre ende…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *