Krasniqi: Masakra e Mejës flet për viktimën dhe agresorin, më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona.

Trupat e 13 viktimave të kësaj masakre ende nuk janë gjetur.

Ndërkaq Krasniqi thotë se Meja është e vërteta e Serbisë e e luftës së Kosovës, dhe se Meja flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

Postimi i tij:

Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar.

Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur.

Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës.

Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

Kosova nuk do të harrojë asnjëherë.

Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!

Related Posts

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj…

S’funksionon laboratori, mostrat biologjike të sulmuesve të Bajnskës dërgohen në Finlandë

Mostrat biologjike të gjërave që terroristët e Bajnskës kishin lënë në vendin e ngjarjes, janë dërguar për ekzaminim në Finlandë. Portali “Dukagjini” raporton se të njëjtat janë dërguar atje,…

Blero tregon se kë zgjedh mes Afronës dhe “Bebit”, thotë se intervista u keqkuptua (Foto)

Këngëtari i njohur, Blero ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Blero thotë se intervista e fundit e tij me ish bashkëshorten, Afrona Dika u keqkuptua,…

Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ballafaqimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është një dështim për…

“O kalli! Na e mbushe veshin me lesh”- Debat me tone ofenduese mes Romeo Veshajt dhe Egla Cenos. Aktori: O e pafytyrë! Ngele duke u marrë me…

Debatet mes Egla Cenos dhe Romeo Veshajt vijojnë në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Me tone ironike dhe ofenduese, dy aktorët janë përplasur për termin “këllqe”…

Soni Malaj plazhin e bën përhajr, trupin reklamon … pak e tepron (Foto)

Këngëtarja Soni Malaj duket se i ka prirë herët pushimeve të verës. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në mediat sociale, disa imazhe duke bërë plazh….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *