Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Bëhet fjalë për dy raste në Podujevë, një në Lipjan, një në Fushë Kosovë, një në Klinë dhe dy në Malishevë.

Lipjan – Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

Fushë Kosovë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare vazhdimisht ka shkaktuar probleme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është iniciuar rasti dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Klinë – Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë – Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Malishevë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Related Posts

Tragjedia në Shkodër, avokati shqiptar: Prokuroria të kontrollojë sinjalet telefonike të asaj dite

Një ngjarje tragjike që ndodhi disa ditë më parë ka tronditur Shkodrën, ku dyshohet se një nënë është hedhur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e…

Tiranë: Gjenden të vdekura dy vajza ukrainase

Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë. Vajzat ukrainase dyshohet se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh. Ende nuk dihet identiteti i viktimave…

Xhuli bëhet me bebe, shfaqet duke i ‘dhënë gji’

Xhuli Nura, po shijon në masë të madhe famën pas daljes nga Big Brother VIP Kosova. Finalistja e këtij reality shoë ka marrë vëmendje mjaft të madhe…

Burri me bashkëshorten ia rrah gruan nipit të tij, plas sherri në familjen e tyre

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga…

Osmani bëhet pilote, e mëson amerikani që shërbeu në Kosovë (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani, me këtë rast ka vizituar kompaninë e helikopterëve Bell në…

Këshilli i Etikës merr vendim për profesorin Xhevat Krasniqi

Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm nga puna ndaj profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi. Sipas vendimit, ndaj Krasniqit është kërkuar referimi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *