Reagon familja e Zejnije Gashit që u vra tragjikisht mbrëmë: Nga dora kriminale e grupeve mafioze u vra motra jonë

Familja e 48-vjeçares që vdiq tragjikisht pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, teksa ishte kalimtare e rastit, ka dalë me një njoftim për këtë ngjarje të rëndë.

Në njoftim është bërë e ditur se e ndjera Zejnije Gubetini Gashi do të varroset nesër në Dargodan.

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë familjen, shoqërinë dhe miqtë se sot, më datën 27.03.2024, nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, si një kalimtare e rastit, u vra motra jonë (qika e axhës) Zejnije Gubetini Gashi.

Varrimi i të ndjerës do të zhvillohet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan).”– thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gashi u dërgua me urgjencë mbrëmë në QKUK, mirëpo s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në spital.

Related Posts

Vdes në moshë të re Teuta Beqiri, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ka vdekur Teuta Beqiri, gruaja nga Peja e cili po vuante nga një sëmundje. Ajo ka vdekur sot, derisa për rastin kanë njoftuar familjarët e saj. Varrimi…

Bora Zemani flet për Heidin, ja çfarë mendimi ka ajo për “kunatën”

I ftuar në emisionin e “Cherry on Top” nga Bora Zemani, ishte Ermal Mamaqi. Gjatë puntatës së djeshme u komentua një prej banoreve të shtëpisë më të…

KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë

Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit. Vetura ushtarake siç shihet nga fotot e siguruara është rrokullisur afër…

Me lëvizje provokative Melinda feston 10 milionë klikimet e “Alkoolit”

Projekti i fundit muzikor mes Finemit dhe Melinda Ademit “Alkool”, ka arritur shifrën prej 10 milionë klikimesh në YouTube. E reperja kosovare e ka zgjedhur një mënyrë…

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Bëhet fjalë për dy raste në Podujevë, një në Lipjan, një në…

Krasniqi: Masakra e Mejës flet për viktimën dhe agresorin, më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona. Trupat e 13 viktimave të kësaj masakre ende…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *