Armatimi i kapur në veri, Elshani: Zharko Cvetkoviq e Marijan Radojeviq janë në kërkim për rastin Banjska

Policia e Kosovës, pas informacioneve të pranuara nga AKI-ja, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi në veri të Mitrovicës, i cili ishte fshehur nga ish-pjesëtarët e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.

Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut, gjatë një konference për media ku janë ekspozuar armët e gjetura dhe të konfiskuara, ka bërë të ditur se armatimi dhe pajisjet tjera të gjetura dyshohet se kanë qenë aty për një kohë të gjatë.

Ai ka thënë se dy të dyshuarit për rastin e Banjskës, Zharko Cvetkoviq dhe Marijan Radojeviq, e që ndërlidhen me ngjarjen, janë në kërkim.

“Sot në orët e pasdites, Policia e Kosovës pas informacioneve që kishte pranuar nga AKI-ja dhe qytetarët e këtij vendi, kemi vepruar dhe bastisur dy lokacione. Në fakt, katër vende kemi bastisur, por dy lokacione kanë qenë të ndara. Lokacioni i parë, afër ‘Tre rrokaqiejve’ në një pusetë janë gjetur çanta me kallashnikovë dhe fishekë e pajisje, të cilat ju i shihni, në lokacionin e dytë janë pajisje që janë gjetur në një shtëpi dhe në oborr të asaj shtëpie. Që të dyja lokacionet kanë emra, lokacioni i parë lidhet me emrin Marijan Radojeviq, ndërsa lokacioni i dytë ndërlidhet me Zharko Cvetkoviq… dhe që të dytë janë në kërkim për rastin e Banjskës… Ne konsiderojmë se ky armatim dhe këto pajisje ndodhen aty për një kohë më të gjatë”, ka thënë Elshani.

Në sulmin terrorist në Banjska, për të cilin përgjegjësinë e mori krimineli Milan Radoiçiq, kishte mbetur i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Interpoli ka vënë në kërkim Milan Radoiçiq, i cili vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Related Posts

Arsyetimi i Serbisë për afrimin e trupave ushtarake në kufi me Kosovën, Maqedonci: Justifikime të paqëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj arsyetimit të Serbisë për afrim të trupave ushtarake 50 metra nga kufiri me Kosovën. Maqedonci shprehu dyshime serioze mbi…

Puthje pasionante, zbulohet i dashuri i ri i Gres Hotit

Nga jeta private e bukuroshes Gresë Hoti ka të reja. Ish-banorja e BBVK1 është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema. Ka qenë…

Nora Istrefi mahnit me linjat e saj trupore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Mes angazhimeve të shumta, Nora po arrin që të qëndrojë…

Alaudin Hamiti jep detaje pse Liberta dhe Yllka nuk janë më pjesë e formatit Big Brother VIP

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, u ka dhënë fund thashethemeve, duke konfirmuar largimin e bashkëshortes së tij, Yllka Sedllari – Hamitit, nga projekti i Big Brother VIP…

E trishtë: Ky është i riu nga Peja që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen. Nga rrjetet sociale, bëhet e ditur se viktima…

“Bardhi pa kokërr leku”, Sara tregon kush i ndihmoi për qiranë

Sara Gjordeni, në emisionin “Goca dhe Gra” ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *