“Bardhi pa kokërr leku”, Sara tregon kush i ndihmoi për qiranë

Sara Gjordeni, në emisionin “Goca dhe Gra” ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë pasi ‘të gjithë më braktisën’.

Sara foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatëzanisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngë.

“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një dali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj  burimi të ardhurash, vetëm unë punoja.

Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja. Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”-tregoi Sara.

Ajo u pyet edhe për ish- menaxherin e këngëtarit, një miqësi e ngushtë, për krisjen e së cilës shumë fajësojnë Sarën.

“Unë nga brenda Big Brother e kam respektuar dhe përshëndetur atë person, herë pas here. Kur dola, pashë që ky zotëria nuk kishte lënë emision pa dalë dhe disa postime, për të cilat dhe publiku nuk ishte dakord. Ekzistonte dhe një foto e Heidit me Bardhin, me përshkrimin; ‘sa bukur duken këta të dy, ju si mendoni?’- u shpreh Sara.

Sara u shpreh se edhe Bardhi, i ka kërkuar llogari pas daljes, për të gjitha deklaratat e tij.

Ndër të tjera Sara u shpreh se bashkëpunimi mes Bardhit dhe ish-menaxherit të tij, nuk është ndërprerë për shkakun e saj, por kanë qenë arsye të tjera në mes, profesionale.

Related Posts

Arsyetimi i Serbisë për afrimin e trupave ushtarake në kufi me Kosovën, Maqedonci: Justifikime të paqëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj arsyetimit të Serbisë për afrim të trupave ushtarake 50 metra nga kufiri me Kosovën. Maqedonci shprehu dyshime serioze mbi…

Puthje pasionante, zbulohet i dashuri i ri i Gres Hotit

Nga jeta private e bukuroshes Gresë Hoti ka të reja. Ish-banorja e BBVK1 është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema. Ka qenë…

Nora Istrefi mahnit me linjat e saj trupore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Mes angazhimeve të shumta, Nora po arrin që të qëndrojë…

Alaudin Hamiti jep detaje pse Liberta dhe Yllka nuk janë më pjesë e formatit Big Brother VIP

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, u ka dhënë fund thashethemeve, duke konfirmuar largimin e bashkëshortes së tij, Yllka Sedllari – Hamitit, nga projekti i Big Brother VIP…

E trishtë: Ky është i riu nga Peja që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen. Nga rrjetet sociale, bëhet e ditur se viktima…

Situata e fundit në FSK, Tahiri: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar së fundmi situatën me ushqim për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Përmes një…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *