Këto janë dy lokacionet e bastisura nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë bastisur dy lokacione në veri të vendit, që ndërlidhen me ish-pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëtarë që të grupit të sulmit të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

Siç bëhet e ditur lokacioni i parë ka lidhje me personin që ndodhet në kërkim, Marjan Radojeviq, ndërsa lokacioni tjetër ndërlidhet me kriminelin tjetër, Zarko Cvetkoviq, i cili kishte marrë pjesë në sulmin e Banjskës.

Në kuadër të aktiviteteve operative ne bashkëpunim me AKI dhe qytetarët kemi arritur t’i identifikojmë dy lokacione që ka armatim të fshehur, nga ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin ne kërkim, Marjan Radojeviq! Ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës qe ndërlidhet me subjektin ne kërkim Zarko Cvetkoviq”.

Policia ka bërë të ditur se çfarë është gjetur në këto ky lokacione, teksa ka prezantuar arsenalin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga veriu i vendit.

“Lokacioni 1• 3 Arme te gjata AK-47 • 4 Karikatore me 60 fisheke • 1 keher me 11 Fishek • 1 kellef revole • 1 cante ushtrake Lokacioni 2 : • 1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie. • 23 fishek per arme gjuetie • Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek • 3 karikator me nga 8 fishek • 2 karikator ne fotrolle • 28 fishek per arme te gjate • 10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek) • 1 kuti me fishek 7×62 • 4 pastruese te armës • Kuti me lede te dyshimte Lokacioni 3: • Arme e gjate me bajonete • 1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll. • Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës • 2 kutia me nga 50 fishek 7×62 • 3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek • Arme e gjate gjuetie me cante. Lokacioni 4: • Iriq metalik • Jelek i brendshëm Antiplumb • 30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100 • 1 Uniforme • Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare • Adapter per Radiolidhje

Related Posts

Arsyetimi i Serbisë për afrimin e trupave ushtarake në kufi me Kosovën, Maqedonci: Justifikime të paqëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj arsyetimit të Serbisë për afrim të trupave ushtarake 50 metra nga kufiri me Kosovën. Maqedonci shprehu dyshime serioze mbi…

Puthje pasionante, zbulohet i dashuri i ri i Gres Hotit

Nga jeta private e bukuroshes Gresë Hoti ka të reja. Ish-banorja e BBVK1 është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema. Ka qenë…

Nora Istrefi mahnit me linjat e saj trupore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Mes angazhimeve të shumta, Nora po arrin që të qëndrojë…

Alaudin Hamiti jep detaje pse Liberta dhe Yllka nuk janë më pjesë e formatit Big Brother VIP

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, u ka dhënë fund thashethemeve, duke konfirmuar largimin e bashkëshortes së tij, Yllka Sedllari – Hamitit, nga projekti i Big Brother VIP…

E trishtë: Ky është i riu nga Peja që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen. Nga rrjetet sociale, bëhet e ditur se viktima…

“Bardhi pa kokërr leku”, Sara tregon kush i ndihmoi për qiranë

Sara Gjordeni, në emisionin “Goca dhe Gra” ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *