AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara, ndryshe do të ndëshkohen

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që therja e kurbaneve me rastin e festës së Kurban Bajramit, të bëhet vetëm në thertoret e licencuara nga kjo agjenci.

Kjo për shkakun se therja jashtë këtyre objekteve jo vetëm që përbën shkelje ligjore, ajo rrezikon edhe shëndetin e përgjithshëm publik.

Po ashtu nëse therjet kryhen në vendet jo të lartcekura, AUV thotë se ata do të ndëshkohen.

“Të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 16 Qershore e diele ju apelojmë qe therjen e kurbaneve ta bëni vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”, thuhet në komunikatën e AUV-it.

“Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përbën shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit. Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike”.

“Në transport të përdorin mjete adekuate duke respektuar kushtet për mirëqenie të kafshëve. Tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen”.

Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve,  të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve.

“Duhet secili ta ndjejmë si obligim qe mos të krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”.

Related Posts

E trishtë: Ky është i riu nga Peja që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen. Nga rrjetet sociale, bëhet e ditur se viktima…

“Bardhi pa kokërr leku”, Sara tregon kush i ndihmoi për qiranë

Sara Gjordeni, në emisionin “Goca dhe Gra” ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë…

Situata e fundit në FSK, Tahiri: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar së fundmi situatën me ushqim për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Përmes një…

Ushtria pa bukë/ Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për FSK-në

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Seanca pritet të mbahet në ora 12:00 dhe…

Nuk përmbahet Alby, i ‘gjuhet’ me puthje të dashurit të saj të ri

Nuk fshihen më, Alby shfaqet e lumtur në krahët e të dashurit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka nisur një lidhje të re…

Stresi e quan ”bishë” Granit Xhakën

Reperi Stresi, ka përkrahur haptaz futbollistin kosovar, Granit Xhaka. Xhaka luajti mbrëmë me kombëtaren zviceranë kundër asaj serbe, ku brohoritmat e tifozëve dhe pankartat e shumta ishin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *