“Hetim intensiv” – Prokuroria jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Bregun e Diellit

Mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. H.V po dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të disa personave, krejt kjo pas një mosmarrëveshje që kishin pasur një ditë më parë. Insajderi ka kërkuar detaje nga prokuroria.

Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj ka konfirmuar se është iniciuar rast ndaj dy personave për dyshimin se kanë kryer disa vepra penale si; “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

“Ju njoftojmë se në këtë fazë nuk mund të japim shumë detaje për shkak të hetimit intensiv që po bëhet, si dhe verifikimit të informatave dhe provave ndaj këtij rasti, andaj aktualisht, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka iniciuar rast ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, sipas KPRK-së”,

Policia është në kërkim të të dyshuarit Harbin Vitija.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike“, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, mbrëmë deklaroi se të dyshuarit janë recividistë.

Gashi para mediave u shpreh se dy persona janë gjujatur mes vete “pas mosmarrëveshjes që kishin një ditë më përpara”.

Kryeprokurori konfirmoi se nuk ka të lënduar nga arma e zjarrit përveç një “gërvishje” e një kalimtare (fqinjë).

“I kemi të gjitha provat, gjatë bastisjes kemi arritur të kapim dëshmi materiale të rëndësishme si maska dhe narkotikë dhe hetimet janë duke vazhduar”, tha ai para mediave.

Për shkak të dyshimeve se njëri nga të dyshuarit mund të ishte brenda në banesë, kryeprokurori tha se hynë “me forcë brenda”, por nuk hasën në të dyshuarin.

Related Posts

E trishtë: Ky është i riu nga Peja që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen. Nga rrjetet sociale, bëhet e ditur se viktima…

“Bardhi pa kokërr leku”, Sara tregon kush i ndihmoi për qiranë

Sara Gjordeni, në emisionin “Goca dhe Gra” ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë…

Situata e fundit në FSK, Tahiri: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar së fundmi situatën me ushqim për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Përmes një…

Ushtria pa bukë/ Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për FSK-në

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Seanca pritet të mbahet në ora 12:00 dhe…

Nuk përmbahet Alby, i ‘gjuhet’ me puthje të dashurit të saj të ri

Nuk fshihen më, Alby shfaqet e lumtur në krahët e të dashurit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka nisur një lidhje të re…

Stresi e quan ”bishë” Granit Xhakën

Reperi Stresi, ka përkrahur haptaz futbollistin kosovar, Granit Xhaka. Xhaka luajti mbrëmë me kombëtaren zviceranë kundër asaj serbe, ku brohoritmat e tifozëve dhe pankartat e shumta ishin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *