“Besi kishte varësi…”/Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së aktorit nga Xhensila

Megi Pojani, në podkastin “Me Kast”, diskutoi me motrat marrëdhënien e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Moderatorja deklaroi se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Megi thotë se dyshja janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.

“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.

Duke komentuar këngën “Mosmirënjohja”, të Bes Kallakut, e cila u përfol se ishte një mesazh ndaj Xhensilës, Megi e quajti goditje të ulët nga ana e aktorit, pasi sipas saj është bërë me qëllim që Xhensila të sulmohet.

“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histori publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin sepse paska qenë mosmirënjohëse”, u shpreh ajo.

 

Related Posts

Ledri dhe Sara ‘vulosin’ ndarjen e tyre me këtë veprim

Reperi i njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ani pse reperi po aludohet se është në lidhje…

Daçiq: Një ish-pjesëtar i UÇK’së është arrestuar në kufirin Serbi-Hungari “për krime ndaj serbëve”

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në Hogosht, një pikë kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë….

Remzie Osmani pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Më 18 tetor nis edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova dhe të gjithë janë kuriozë për banorët të cilët do të futen në shtëpi. Në…

Pas ndarjes, Santiana ka disa fjalë për ish të dashurin?

Santiana Maloku është vajza që bëri bujë në “BBVK”. Ajo pas daljes nga shtëpia i dha fund lidhjes shumë vjeçare me Lirimin. Si një vajzë “singel”, postimet…

“Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka ngritur shqetësimet e LDK-së lidhur me krizën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai…

Dënimi me 1 vit burg/ Luiz Ejlli përballë ‘shkatërrimit’ të karrierës, fituesit të BBV-së i anulohen…

Kur gjithçka dukej se po shkonte perfekt në karrierën dhe jetën private të Luizit, një telash me drejtësinë e ka tronditur jo pak jetën e tij. Ashtu…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *