Dënimi me 1 vit burg/ Luiz Ejlli përballë ‘shkatërrimit’ të karrierës, fituesit të BBV-së i anulohen…

Kur gjithçka dukej se po shkonte perfekt në karrierën dhe jetën private të Luizit, një telash me drejtësinë e ka tronditur jo pak jetën e tij. Ashtu edhe si është shkruar ditët e fundit, Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit pas hekurave fituesin e “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të një personi.

Mësohet se Luiz Ejlli, ka përdorur vulën e noterit për falsifikim dokumentesh edhe pse ministria i kishte hequr licencën. Fituesi i “BBV” raportohet se ka krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta dhe shtetasi me iniciale F. A., të cilit iu ishte sekuestruar pasuria, e kishte dorëzua në ish-Prokurorinë e Lushnjës më 25 shkurt 2022. Ndonëse çështja pritet që të apelohet, vendimi ka prekur jo pak edhe karrierën e këngëtarit.

Bëhet me dije, se disa koncerte që Luizi kishte në Britaninë e Madhe janë anuluar. Një fakt i tillë ka shqetësuar jo pak ekipin e menaxhimit të tij, të cilët janë konsultuar menjëherë me avokatët e tyre dhe të këngëtarit, për të parë të gjitha mundësitë, nëse çështja gjyqësore, do të sillte probleme në agjendën e tij. Fakti që ka një dënim, e ndalon artistin që të largohet nga vendi, duke bërë që koncertet e tij jashtë kufijve të shtyhen për një moment të dytë.

Nga ana tjetër, edhe disa data që Luizi ka pasur të pronotuara në vend, janë anuluar. Nuk dihet ende arsyet rreth kaq shumë anulimeve, brenda kaq pak ditëve, por ajo që dihet është fakti se e gjithë situata ka shqetësuar shumë si stafin e Luizit, ashtu edhe vetë Luizin. Dosja e Ejllit kaloi për gjykim më 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vite. Kjo histori nisi në vitin 2021, kur prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit F.A. për shkaqe të dyshimta.

Fituesi i “Big Brother Albania”, Luiz Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali. Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në “Big Brother”. Fatmir Avdurramani në hetim pasuror nga prokuroria, e cila i kishte sekuestruar disa prona, tentoi të shpëtojë një pjesë të tyre, duke përdorur Luis Ejllin.

Me vulat e noterit që i mbante edhe pse kishte humbur licencën, ish-banori i “Big Brother”, bëri një dokument të falsifikuar noterial, sikur 210 mijë euro Avdurramani i kishte marrë hua tek 2 persona. Këtë dokument ish-i dënuari për prostitucion e depozitoi në prokurori por hetuesit kryen verifikime në arkiva të noterisë ku gjithçka i rezultoi e falsifikuar dhe dokument i manipuluar mbi të dhënat e një qytetari tjetër.

Luiz Ejllit i ishte hequr licenca në vitin 2021 nga Ministri i Drejtësisë, dhe në prill 2022-shit i janë tërhequr dokumentet dhe dosjet. Luis Ejlli mbajti vetëm vulën e njomë e të thatë, të cilën e dorëzoi në muajin në maj, 3 muaj pasi kishte firmosur dokumentin e ish-të dënuarit. Vendimi i Gjykatës së Fierit pritet të apelohet nga këngëtari në Gjykatën e Apelit, e cila pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë apo ta shpallë të pafajshëm. Nëse mbahet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, atëherë Luiz Ejlli duhet të shkojë ne burg.

Related Posts

Ledri dhe Sara ‘vulosin’ ndarjen e tyre me këtë veprim

Reperi i njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ani pse reperi po aludohet se është në lidhje…

Daçiq: Një ish-pjesëtar i UÇK’së është arrestuar në kufirin Serbi-Hungari “për krime ndaj serbëve”

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në Hogosht, një pikë kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë….

Remzie Osmani pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Më 18 tetor nis edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova dhe të gjithë janë kuriozë për banorët të cilët do të futen në shtëpi. Në…

Pas ndarjes, Santiana ka disa fjalë për ish të dashurin?

Santiana Maloku është vajza që bëri bujë në “BBVK”. Ajo pas daljes nga shtëpia i dha fund lidhjes shumë vjeçare me Lirimin. Si një vajzë “singel”, postimet…

“Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka ngritur shqetësimet e LDK-së lidhur me krizën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai…

Krasniqi mesazh ushtarëve: Jemi bashkë në këtë sfidë, Qeveria e do FSK-në vetëm për fotografi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas letrës së publikuar nga Insajderi, në të cilën gjenerali Bashkim Jashari, ka shprehur shqetësim për ushqimin e ushtarëve. Krasniqi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *