Përgjimet e bisedave të Kusari-Lilës, Mehmetaj: Është rast akoma më i rëndë se dy spiunët e arrestuar

Analist dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar në lidhje me përgjimet ku shefja e Grupit të Parlamentit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka biseduar me zyrtarë të Listës Serbe.

Memehtaj ka përkujtuar një përgjim të publikuar vitin e kaluar, ku Kusari-Lila dëgjohet duke i thënë Sllavko Smiqi, se a e njeh deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun.

‘“A e din bre kush është Bekim Haxhiu, Kamishi…” Në dritën e zhvillimeve të reja, ku kemi arrestimin e dy personave për shkak të dëshmive se janë agjentë të Serbisë, apo spiunë, e kuptuam më qartë edhe çka saktësisht kodifikohet si spiunllëk. Spiun pra është ai person që jep informacione të çfarëdoshme për armiqtë e vendit. Atëherë, edhe raportimin e Mimoza Kusari-Lilës duhet me patjetër ta konsiderojmë si spiunllëk e atë vetë si spiune dhe kjo për shumë arsyeje, por një më kryesorja dhe më e rënda.” – ka shkruar Mehemtaj.

Ai tutje ka thënë se Kusari-Lila ka biseduar direkt dhe pa asnjë dikutim ftesë për ndarje të infomacioneve me Listën Serbe për një luftëtar të lirisë.

“Mimoza Kusari-Lila në një nga përgjimet e publikuara vitin e kaluar dëgjohet edhe tek i thotë zyrtarit të Listës Serbe, i cili punon për Serbinë dhe nuk e njeh Kosovën, se “a e din bre kush është Bekim Haxhiu, Kamishi…”. Kjo është direkt dhe pa asnjë diskutim ftesë për ndarje të informacioneve me Listën Serbe për një luftëtar të lirisë.” – ka shkruar Mehemtaj.

Ai tutje ka përmendur deputetin Haxhiu dhe kontributin e tij të dhënë për luftën e UÇK-së, duke e cilësuar si një luftëtar shembullor.

“Për Bekim Haxhiun politikisht mund të mendoni çfarë të doni dhe jeni në të drejtën tuaj, por sa i përket luftës së tij dhe aspektit kombëtar, ai është, siç tregojnë edhe bashkëluftëtarët e tij, një luftëtar shembullor. Për këtë ushtar të UÇK-së, Mimoza Kusari-Lila, shefe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ofron informacione të aseti më i fortë i Serbisë në Kosovë, Lista Serbe.” – ka shkruar Mehemtaj.

Ai tutje ka thënë se Prokuroria duhet me urgjencë me thirr Kurari-Lilën, duke shtuar se ky është një rast akoma më i rëndë se dy spiunët e arrestuar se fundmi në Kosovë.

“Kjo duhet të thirret në Prokurori me urgjencë, si rast akoma më i rëndë se dy spiunët e arrestuar, pasi qasja e saj në informacion shtetëror, për shkak të pozitës që mban, është shumëfishë më e madhe se e atyre të dyve. Mbesim në pritje të reagimit të institucioneve të drejtësisë.” – ka përfunduar Mehmetaj.

 

Related Posts

“Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka ngritur shqetësimet e LDK-së lidhur me krizën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai…

Dënimi me 1 vit burg/ Luiz Ejlli përballë ‘shkatërrimit’ të karrierës, fituesit të BBV-së i anulohen…

Kur gjithçka dukej se po shkonte perfekt në karrierën dhe jetën private të Luizit, një telash me drejtësinë e ka tronditur jo pak jetën e tij. Ashtu…

Krasniqi mesazh ushtarëve: Jemi bashkë në këtë sfidë, Qeveria e do FSK-në vetëm për fotografi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas letrës së publikuar nga Insajderi, në të cilën gjenerali Bashkim Jashari, ka shprehur shqetësim për ushqimin e ushtarëve. Krasniqi…

Sara ka dy fjalë për Bardhin

Sara Gjordeni është një nga figurat më të komentuara ditët e fundit. Ajo po I shijon ditët e pritjes së ëmbël me të mirat dhe vështirësit që…

Feros nuk i mjafton vetëm një, i do katër gra

Ish-reperi i njohur nga Ferizaj, Feronit Shabani ka bërë një deklaratë interesante. Në një video live në TikTok, ai shprehet se ai, si njeri fetar, i lejohen…

Bardhi tregon se kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare

Bardhi ka rrëfyer se ka qenë në gjendje jo të mirë financiare. Ai tha se nuk ka qenë duke punuar për një kohë. Teksa tha se këngën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *