“Emocione të forta”- Haxhiu shkon në vizitë tek nëna e 21-vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar nënën e së ndjerës Erona Cokli, 21-vjeçare, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se me Melihate Coklin kanë diskutuar për përjetimet e familjes dhe se dhimbja vazhdon të jetë e madhe, shkruan Gazeta Insajderi.

“Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria”, ka shkruar Haxhiu.

“Erona Cokli u vra nga ish partneri i saj. Dhimbja për prindërit dhe vëllezërit e Eronës vazhdon të jetë e madhe. Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës. Me Melin ky nuk ishte takimi i parë dhe u dakorduam që të mos jetë as i fundit”, vijon postimi i saj.

Erona Cokli më 12 prill u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu, 36 vjeçar.

Gazeta Insajderi kishte raportuar se si Aliu këtij rasti ishte i njohur për organet e rendit. Ishte recidivist.

Akuzohej për; lëndim të lehtë trupor, për blerje, pranim ose fshehje e sendeve, për nxitje të akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë, për kanosje e së fundmi ndaj tij rëndon edhe vepra penale vrasje e rëndë.

Related Posts

Huliganët çekë njollosin flamurin e Shqipërisë, ndërsa shfaqin Kosovën me flamurin serb

Gjatë ndeshjes në Pragë, tifozët çekë shfaqën disa flamuj shqiptarë të kthyer përmbys, ndërsa dy prej tyre ishin mbuluar me “X”. Përveç kësaj, pas portës u pa…

Ish banori i “BBV” rrëfehet i lënduar: 1000 euro në muaj harxhoja për të dashurën, dashuria e tepërt …

Në një diskutim që lidhej mbi dashurinë dhe sa kushton ajo në ditët që në flasim, Shkëlqim Bega, ose ndryshe i njohur si Çimi i “Big Brother…

Dafina e ‘kall’ festën e beqarisë, e vendos Kreshnikun në vendin që nuk pritej

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorëzimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga dasma, miket e ngushta të…

Pasi e mori vajzën nga Fero, Arbenita e dërgon në këtë vend

Që pas ndarjes Fero dhe Arbenita nuk kanë gjetur qetësin, ish çifti po përballen me gjykatën se kujt i takon kujdestaria e vajzës. Ish-reperi kohë më parë…

Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e mbrojtjes me “armikun” e Kosovës

“Epoka e artë” e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Serbisë nis me “armët e luftës”. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës në Beograd, njoftoi se bashkë me nikoqirin…

Qeveria ndan kaq mijë euro për vërshimet në Bosnje

Qeveria ka miratuar vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore, pas vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë. Qeveria vendosi të ndajë 200 mijë euro ndihmë për rimëkëmbje nga fatkeqësia…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *