Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e mbrojtjes me “armikun” e Kosovës

“Epoka e artë” e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Serbisë nis me “armët e luftës”. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës në Beograd, njoftoi se bashkë me nikoqirin Aleksandër Vuçiç kanë vendosur që t’i zhvillojnë së bashku industritë e mbrojtjes.

Delegacionet e të dyja shteteve firmosën gjithsej 11 marrëveshje me synimin që vëllimi tregtar të shkoi nga 2 miliardë dollarë në 5 miliardë.

“Ne, si Turqi dhe Serbi, dorë për dore duhet të bëjmë një hap të ri. Ky hap është krijimi i një industrie të mbrojtjes bazuar në ruajtjen e paqes. Ne bashkuam duart në takimin tonë dypalësh dhe caktuam miqtë tanë për këtë qëllim. Tani edhe miqtë do ta bëjnë këtë punë. Askush nuk duhet të përpiqet të diktojë se çfarë duhet të përfshijë përmbajtja e industrisë së mbrojtjes së Turqisë dhe Serbisë përveç nesh”, tha presidenti turk.

Presidenti turk u bë më konkret duke saktësuar se bëhet fjalë për prodhimin e dronëve pa pilotë, që gjerësisht njihen si Bajraktar. Erdogan nuk saktësoi nëse këta lloje dronësh, të cilët i posedojnë si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, do të prodhohen në Serbi. Vuçiç nga ana tjetër shfrytëzoi rastin që të shprehë shqetësimet për Kosovën, përballë “mikut” të tij nga Turqia, shtet të cilin e konsideroi si lojtarin më të madh dhe të fuqishëm në Ballkan.

“Ne nënvizuam edhe një herë rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë kontekst, është e qartë se është e rëndësishme t’i qasemi tensioneve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me sens të shëndoshë. Konfirmuam gjithashtu vendosmërinë e vendeve tona për ruajtjen e stabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë. Me këtë rast, theksova rëndësinë e qasjes konstruktive të Serbisë për të lënë pas brishtësinë politike të Bosnjë dhe Hercegovinës sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh lideri turk.

Erdogan dhe Vuçiç morën pjesë edhe në forumin e biznesit Serbi-Turqi të zhvilluar në Beograd. (A2 Televizion)

Related Posts

Kush është personi që po çmendet pas Ana Kabashit?, ja çka i dhuroj këtë herë

Këngëtarja e njohur Ana Kabashi ka ngjallur kuriozitet në mesin e ndjekësve të saj pasi ndau në Instagram një fotografi ku shfaqet me një buqetë të madhe…

Teuta Krasniqi e zbulon fytyrën e vërtet të “Big Brother”

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, e di me saktësi se ku duhet të prekë ndjekësit e saj në rrjete sociale. Me foton e fundit të postuar në…

Ledri Vula nisi një romancë të re, Sara bën veprimin e papritur

Ledri Vula ka qenë pothuajse në qendër të mediave rozë së fundmi dhe kjo për shkak të romancës së re që ai ka nisur me Rina Zaitin….

U përfolën për një lidhje, Ylli bën një tjetër veprim për Fjollën

Në mediat rozë jave me parë ka qarkulluar lajmi për një romancë mes Ylli Limanit dhe Fjolla Bekës. Ani pse dyshja nuk kanë bërë ndonjë reagim mbi…

Kjo është atmosfera në festën e beqarisë të Dafina Zeqirit (VIDEO)

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga dasma, miket e ngushta të…

Me këtë video, Roza Lati konfirmon romancën me ish-banorin e BBVA2

Prej ditësh aludohet në rrjet se Roza Lati ka nisur një lidhje të re dashurie me ish-banorin e “Big Brother VIP Albania 2”, Xhonatan Islamin. Sipas burimeve,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *