Vedat Bajrami pjesë e një seriali zviceran

Vedat Bajrami ka konfirmuar se do të aktrojë me rolin kryesor në një serial zviceran, që do të transmetohet në SRF në gjuhën gjermane.

Mësohet se komediani shumë i dashur për audiencën shqiptare, Vedat Bajrami, ka konfirmuar se do të aktrojë me rolin kryesor në një serial zviceran, që do të transmetohet shumë shpejt në televizionin shtetëror zviceran SRF, shkruan albinfo.ch.

Komediani Vedat Bajrami është personaliteti i njohur edhe si “Vedati i stupcave”, serial shumë i dashur për kosovarët.

Vedati tregon se ka 2 vjet që është duke punuar në serialin me të ri në Zvicër dhe së fundmi i është dhënë drita e gjelbër, që do të transmetohet në SRF.

Pritet se në muajin gusht do të startojnë gjirimet e para të këtij seriali që të ketë tematika të ndryshme dhe do të transmetohet në gjuhën gjermane.

“Është hera e parë që një shqiptar nga Kosova do të aktrojë në një serial zviceran me rolin kryesor, në fakt, ky është fat për mua që do të punoj me një ekip shumë profesional dhe do të ketë shumë surpriza”, është shprehur ai.

 

Related Posts

Qeveria ndan kaq mijë euro për vërshimet në Bosnje

Qeveria ka miratuar vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore, pas vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë. Qeveria vendosi të ndajë 200 mijë euro ndihmë për rimëkëmbje nga fatkeqësia…

Luiz Ejlli u dënua me burg, mbështetësit e këngëtarit bëjnë lëvizjen urgjente

Mbështetësit e këngëtarit Luiz Ejlli nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Prokurorisë për të dënuar artistin me një vit burg për falsifikim të dokumentave. E…

Uragani Milton merr formën e frikshme të ‘kafkës’ pak çaste përpara se t’i afrohet Floridas

Një imazh satelitor rrëqethës i uraganit Milton tregon stuhinë duke marrë formën e një kafke përpara se të zbriste në Florida të mërkurën. Stu Ostro, meteorolog i…

Këngëtari i njohur u qëllua me armë në kokë, ndërron jetë një javë pas atentatit

Këngëtari i njohur El Taiger ka humbur jetën ditën e djeshme, pas një atentati një javë më parë. Artisti kubanez, 37 vjeç mori një plumb në kokë…

Ana Kabashi publikon foto nga dhurata që i solli i dashuri?

Ana Kabashi ditët e fundit është komentuar se po e shijon romancën me të dashurin misterioz. Siç duket, ky I fundit është tejet romantik karshi bukuroshes. Ajo…

Moderatori i njohur: Jam refuzuar seksualisht për shkak të peshës

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka ditën e sotme ka ndarë me ndjekëit e tij një postim në llogarinë personale të Instagram-it teksa është rrëfyer se përgjatë kohës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *