Këngëtari i njohur u qëllua me armë në kokë, ndërron jetë një javë pas atentatit

Këngëtari i njohur El Taiger ka humbur jetën ditën e djeshme, pas një atentati një javë më parë.

Artisti kubanez, 37 vjeç mori një plumb në kokë më datë 10 tetor, ndërsa një javë më vonë ai ndërroi jetë pasi plagët e marra ishin të rënda. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij përmes një postimi në rrjetin social Instagram. People shkruan se 37-vjeçari u sulmua teksa ishte në makinë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni.

“Ndërsa ky lajm është tronditës, ne inkurajojmë fansat e El Taiger të nderojnë kujtimin e tij. Dëgjoni  muzikën e tij dhe kërceni. El Taiger ishte ndjenja e njerëzve dhe tani ne duhet ta mbajmë gjallë atë ndjenjë përmes muzikës dhe trashëgimisë së tij.”

Ndërkohë policia po vijon hetimin për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

El Taiger ishte i njohur për kontributin e tij në zhanrin Kubaton, një shkrirje e reggaeton dhe ritmeve tradicionale kubane. Ai publikoi albumin e tij debutues, Taiger, në vitin 2016. Një vit më pas, ai u shfaq në kolonën zanore të filmit Fate of the Furious me këngën “La Habana”. Ai është gjithashtu i njohur për këngët e tij “La Historia”, “El Papelito”, “Habla Matador” dhe “Rulay”.

Related Posts

Qeveria ndan kaq mijë euro për vërshimet në Bosnje

Qeveria ka miratuar vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore, pas vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë. Qeveria vendosi të ndajë 200 mijë euro ndihmë për rimëkëmbje nga fatkeqësia…

Luiz Ejlli u dënua me burg, mbështetësit e këngëtarit bëjnë lëvizjen urgjente

Mbështetësit e këngëtarit Luiz Ejlli nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Prokurorisë për të dënuar artistin me një vit burg për falsifikim të dokumentave. E…

Uragani Milton merr formën e frikshme të ‘kafkës’ pak çaste përpara se t’i afrohet Floridas

Një imazh satelitor rrëqethës i uraganit Milton tregon stuhinë duke marrë formën e një kafke përpara se të zbriste në Florida të mërkurën. Stu Ostro, meteorolog i…

Ana Kabashi publikon foto nga dhurata që i solli i dashuri?

Ana Kabashi ditët e fundit është komentuar se po e shijon romancën me të dashurin misterioz. Siç duket, ky I fundit është tejet romantik karshi bukuroshes. Ajo…

Moderatori i njohur: Jam refuzuar seksualisht për shkak të peshës

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka ditën e sotme ka ndarë me ndjekëit e tij një postim në llogarinë personale të Instagram-it teksa është rrëfyer se përgjatë kohës…

Latifi: Erdogani miliona investime në Serbi, e shqiptarëve po u ndërton xhami

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar lidhur me përurimin e një xhamie të re që është bërë dje në Tiranë e ku ka marrë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *