Vrasja e rëndë në Peqan të Suharekës, tre të akuzuarit dënohen me 75 vite burg

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vite burgim ndaj tre të akuzuarve për veprat penale vrasje e rëndë, shtytja në vrasje të rëndë dhe ndihma në kryerjen e vrasjes së rëndë, shkruan Periskopi.

Sipas njoftimit të gjykatës, të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)

Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).

 

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

 

JANË FAJTOR

  1. I akuzuari M.A., dhe F.F.,

Në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4  lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndëramrrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit,  e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike

dhe psikike viktimës, e dërgojn viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin,

  1. E akuzuara R.B.,

Se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B.,

Këso dore në shtytje ka kryer veprën penale  shtytja në vrasje të rëndë  nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 32 (Shtytja) par. 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

  1. I akuzuari R.A., në kuptim të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP

LIROHET NGA AKTAKUZA

Për veprën penale të përshkruar si nën pikën I të dispozitivit

Më këtë kishte për të kryer veprën penale, pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 par. 1 pika 1.7 të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit i GJYKON:

Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)

Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

SHËNIM: Për rastin e lartcekur në Tetor të vitit 2019, Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:

Të akuzuarin M.A., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjet

Të akuzuarën R.B., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 (njëzetë) vjet burgim,

Të pandehurin F.F., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim

Gjykata e Apelit më datë, kishte marrë AKTVENDIM dhe është anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje.

Në nëntor të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prizren për herë të II-të, kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:  

Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite

Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vite

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale ndihma në vrasje të rëndë) ne DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite

Gjykata e Apelit për herë të II-të, kishte marrë AKTVENDIM dhe është anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje.

Related Posts

Qeveria ndan kaq mijë euro për vërshimet në Bosnje

Qeveria ka miratuar vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore, pas vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë. Qeveria vendosi të ndajë 200 mijë euro ndihmë për rimëkëmbje nga fatkeqësia…

Luiz Ejlli u dënua me burg, mbështetësit e këngëtarit bëjnë lëvizjen urgjente

Mbështetësit e këngëtarit Luiz Ejlli nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Prokurorisë për të dënuar artistin me një vit burg për falsifikim të dokumentave. E…

Uragani Milton merr formën e frikshme të ‘kafkës’ pak çaste përpara se t’i afrohet Floridas

Një imazh satelitor rrëqethës i uraganit Milton tregon stuhinë duke marrë formën e një kafke përpara se të zbriste në Florida të mërkurën. Stu Ostro, meteorolog i…

Këngëtari i njohur u qëllua me armë në kokë, ndërron jetë një javë pas atentatit

Këngëtari i njohur El Taiger ka humbur jetën ditën e djeshme, pas një atentati një javë më parë. Artisti kubanez, 37 vjeç mori një plumb në kokë…

Ana Kabashi publikon foto nga dhurata që i solli i dashuri?

Ana Kabashi ditët e fundit është komentuar se po e shijon romancën me të dashurin misterioz. Siç duket, ky I fundit është tejet romantik karshi bukuroshes. Ajo…

Moderatori i njohur: Jam refuzuar seksualisht për shkak të peshës

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka ditën e sotme ka ndarë me ndjekëit e tij një postim në llogarinë personale të Instagram-it teksa është rrëfyer se përgjatë kohës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *