Kanye West buzëqesh gjatë një interviste dhe tregon dhëmbët e tij të titanit, të cilët kanë kushtuar mbi 780 mijë euro

Në fillim të këtij viti, reperi Kanye West hoqi të gjithë dhëmbët dhe i zëvendësoi me proteza titani.

Reperi shpenzoi rreth 850 mijë dollarë (785 mijë euro) për atë operacion dentar. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në një emision, ku mes të tjerash në një moment ka qeshur.

Kanye e gjeti frymëzimin për pamjen e re në personazhin “Jaws” nga filmat e James Bond, të luajtur nga aktori Richard Kiel. Personazhi njihet për gjatësinë 2.18m dhe dhëmbët e tij metalikë.

Kujtojmë se West, i cili ndryshoi emrin e tij në Ye, u martua me Bianca Censori, një arkitekte në kompaninë e tij “Yeezy”, në dhjetor 2022, më pak se një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.

Atë vit, West humbi një sërë marrëveshjesh partneriteti me “Adidas” dhe të tjerët, pas një sërë komentesh antisemite, duke përfshirë se hebrenjtë “po përpiqeshin të merrnin këdo që kundërshtonte axhendën e tyre”.

Related Posts

U dënua me 1 vit burg për mashtrim, reagon Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i…

U përfol se ishte në lidhje me Bes Kallakun, reagon Efi Dhedhes

Efi Dhedhes ka dhënë një intervistë për emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale. Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, i…

Ymeri: Kusari-Lila foli me Radoiçiqin me kërkesë të Kurtit

Ish- kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, kryetare e grupit parlamentar i VV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin…

Kusari-Lila mohon përgjimet: Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiqin, ajo ka qenë në gjuhën shqipe

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka biseduar vetëm një herë me kryeterroristin Milan Radoiçiq. Ajo ka mohuar vërtetësinë e përgjimeve…

Luiz Ejlli dënohet me një vit burg për falsifikim dokumentesh!

Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh, Ai akuzohet se kur ushtronte profesionin e noterit ka falsifikuar dokumente…

Egla Ceno me flokë të gjata, nuk keni shanse ta njihni

Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka ndarë një postim me ndjekësit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *