Luiz Ejlli dënohet me një vit burg për falsifikim dokumentesh!

Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh,

Ai akuzohet se kur ushtronte profesionin e noterit ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal të shtetasit me iniciale F. A.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

“Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit Luzi Ejlli dhe Fatmir Abdurramani, rezultoi e provuar se i pandehuri Fatmir Abdurramani., në bashkëpunim me të pandehurin Luiz Ejlli ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri Fatmir Abdurramani, e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luzi Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri Luiz Ejlli, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin , kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Abdurramani., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë’ informon prokuroria e Fierit”.

Related Posts

U dënua me 1 vit burg për mashtrim, reagon Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i…

U përfol se ishte në lidhje me Bes Kallakun, reagon Efi Dhedhes

Efi Dhedhes ka dhënë një intervistë për emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale. Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, i…

Ymeri: Kusari-Lila foli me Radoiçiqin me kërkesë të Kurtit

Ish- kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, kryetare e grupit parlamentar i VV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin…

Kusari-Lila mohon përgjimet: Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiqin, ajo ka qenë në gjuhën shqipe

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka biseduar vetëm një herë me kryeterroristin Milan Radoiçiq. Ajo ka mohuar vërtetësinë e përgjimeve…

Egla Ceno me flokë të gjata, nuk keni shanse ta njihni

Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka ndarë një postim me ndjekësit…

Fifi i kërkon falje publikisht nënës së saj, kjo është arsyeja

Këngëtarja e njohur, Fifi u ka bërë të mundur ndjekësve të saj që të bëjnë pyetje drejtuar asaj. Njëra nga pyetje ka qenë se kujt i thotë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *