Pesë burra dhunojnë 14 vjeçaren, Gjykata në Pejë i lë të lirë të akuzuarit pa i caktuar paraburgim

“Mosha e saj nuk u interesoi. E dinin se ishte e mitur. Vetëm 14 vjeçare. E dhunuan seksualisht, e u distancuan nga ngjarja sikur të mos kishte ndodhur gjë”.

E mitura ndonëse në gjendje të rënduar psikologjike, shkoi në Polici për të rrëfyer tmerrin që ia shkaktuan pesë burra të moshës madhore. E kishte të vështirë por nuk u dorëzua. Për secilin veç e veç tregoi se çfarë i kishin bërë.

Ajo rrëfeu por prokurori nuk veproi. Asnjëri nuk mbajti as edhe një ditë burgim. U lanë të lirë. Madje njëri iku në Gjermani. Kaluan muaj të tërë, e rasti nuk mori asnjë epilog.

Çfarë deklaroi e mitura për pesë burrat që po pretendon se e dhunuan seksualisht?

Ajo ka deklaruar se ishte keqtrajtuar nga pesë burra, të cilët, sipas saj, në kohën kur ka ndodhur akti, e dinin që ajo akoma nuk kishte mbushur 18 vjet.

Sipas saj katër prej tyre e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale, ndërkaq tjetri duke e kërcënuar vazhdimisht e detyroi t’I dërgoj foto të trupit të saj në gjendje të zhveshur.

Dëshmia e të miturës për dëshmitarin e parë

Sipas 14 vjecares, një shoqe e ngushtë e saj e kishte njoftuar me një të afërm të kësaj të fundit. Të dy (viktima dhe i akuzuari) kishin filluar të komunikojnw me njëri- tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale. Pas disa diteve ata ishin takuar. Kishin vendosur të shkojnë në njerën nga villat qe gjenden në Rrugën e Tranzitit, në Pejë.

Përjetimet e saj aty e mitura i kishte përshkruar kështu.

Sipas saj, ata u takuan edhe një herë tjetër. Pas këtij takimi, i njëjti kishte kërkuar nga ajo që të fillojë të merret me prostitucion. Pra, ai i kishte kërkuar që të kryente marrëdhënie me shokët e tij në këmbim të parave, e ato t’i ndanin për gjysmë me njeri- tjetrin. Vajza e mitur ka deklaruar se një kërkesë të tillë asnjëherë nuk e ka pranuar edhe pas insistimeve të shumta të të akuzuarit tashme.

Ku sipas saj, kjo ishte edhe ndër arsyet pse nuk pranoi të flas ose te takohet më me ate.

Pak ditë pas denoncimit në Polici ai ishte intervistuar. Por edhe përkundër që ka mohuar të gjitha akuzat, ai tashme llogaritet të jetë arratisur në Gjermani. Sipas Gjyaktës Themelore në Pejë, ai së bashku me avokatin e tij nuk janë paraqitur në dy seancat e fundit gjyqësore.

Dëshmia e të miturës në lidhje me të akuzuarin e dytë

Pas pak ditësh ajo është kontaktuar nga shoku i burrit që pretendohet ta ketë dhunuar i pari.

Pas insistimin e tij, ajo ka pranuar se ka filluar të kontaktoj me të nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pa kaluar shumë kohë, e mitura ka pranuar se ka pasur marrëdhënie intime me të njëjtin edhe pse ai ka qenë në dijen se vajza akoma nuk ka mbushur 18 vjet. Dhunimi kishte ndodhur në njërin nga motelet në Pejë.

Ai ishte intervistuar nga policia gati një vit pas denoncimit të rastit. kishte deklaruar se nuk ndihet fajtor për veprat me të cilat akuzohet.

Dëshmia e të miturës në lidhje me të akuzuarin e tretë

Bazuar në dosjen e siguruar nga Insajderi, ajo ishte ftuar nga Prokuroria të dëshmoj edhe për tre persona të tjerë, te dyshuar për keqtrajtim.

Për të akuzuarin e trëtë ajo kishte thënë se takimin e parë e kishin patur në një motel në Pejë.

Sipas saj, asnjë punëtorë i villave nuk i kishte kërkuar ndonjë mjetë identifikimi. Aty me insistimin e të akuzuarit kishin kanë kryer marrëdhënie seksuale. Edhe pse ai e dinte se vajza ishte e mitur.

E njëjta ngjarje në po të njëjtin vend, bazuar në deshmine e saj, kishte ndodhur edhe një ditë tjetër. Madje gjatë kohës sa kanë qenë në kontakt ai i kishte kërkuar  foto dhe video te trupit te saj në gjendje të zhveshur.

Pas disa ditësh kontakti mes tyre kishte përfundura.

I akuzuari gjatë intervistimit nga Prokuroria kishte vendosur të mbrohet në heshtje.

Dëshmia e të miturës ndaj të akuzuarit të katërt

Personi i katërt që akuzohet se ka kryer vepren penale “Dhunim” është figurë publike. Ndoshta shumë prej jush edhe e keni parë atë në rrjetet sociale.

Sipas të miturës, ata janë njohur nëpermjet Instagramit.

Edhe janë takuar me njëri-tjetrin. Por sipas saj, ai i vetedijshëm për moshën e re që e kishte vajza kohë pas kohe i ishte drejtuar me fjalët “nuk është mirë me folë gjatë, se ti je e re, e me ba me ndodh diçka unë e ha burgun”.

Por përkundër saj, ai ka vazhduar të komunikoj me të mituren. Madje e kishte ftuar atë që të shkoj tek shtepia e tij.

Pasi e mitura nuk kishte pranuar, ata kishin shkuar në njërën nga villat që gjenden në Rrugën e Tranzitit, në Pejë. Pagesën e kishte kryer i akuzuari, e askush nuk kishte pyetur për moshën e vajzës.

Edhe pse ajo ishte akoma e vogël në moshë, ai kishte pranuar që të kryej marrëdhënie me të. Madje edhe t’i kerkojë foto të trupit te saj në gjendje te zhveshur.

Në dosjen e siguruar nga Insajderi, dëshmia e tij nuk figuron.

Dëshmia e të miturës për të akuzuaririn e pestë

Në dosje thuhet që nëpermjet kanosjeve serioze ka nxitur viktimen t’i dergoj foto të turpit të saj në gjendje te zhveshur.

Ai i ishte drejtuar me shprehjet si “nëse i vonon fotot e sheh ti”.

Disa javë pas denoncimit të rastit ai ishte intervistuar nga prokurori i çështjes. Ku ka pranuar se me të miturën ka komunikuar në rrjetin social snapchat dhe se kanë shkembyer foto.

Gazeta Insajderi i është drejtuar me pyetje gjyqtarit të lëndës, Arben Mustafaj.

Në lidhje me pyetjet e parashtruara kemi marr këto përgjigje.

Related Posts

U dënua me 1 vit burg për mashtrim, reagon Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i…

U përfol se ishte në lidhje me Bes Kallakun, reagon Efi Dhedhes

Efi Dhedhes ka dhënë një intervistë për emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale. Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, i…

Ymeri: Kusari-Lila foli me Radoiçiqin me kërkesë të Kurtit

Ish- kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, kryetare e grupit parlamentar i VV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin…

Kusari-Lila mohon përgjimet: Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiqin, ajo ka qenë në gjuhën shqipe

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka biseduar vetëm një herë me kryeterroristin Milan Radoiçiq. Ajo ka mohuar vërtetësinë e përgjimeve…

Luiz Ejlli dënohet me një vit burg për falsifikim dokumentesh!

Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh, Ai akuzohet se kur ushtronte profesionin e noterit ka falsifikuar dokumente…

Egla Ceno me flokë të gjata, nuk keni shanse ta njihni

Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka ndarë një postim me ndjekësit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *