‘Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…’, pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

zgan, po të luajti njeri atje… Azgan, Azgan! Zoti para..”Fytyra e qeshur e 23 vjeçarit shqiptar vrasës dhe sjellja e frikshme e familjarëve të tij, më sollën në mend rastin e një ngjarje kriminale të një 15 vjeçari amerikan, Ethan Crumbley.

Marrja e jetës së katër nxënësve në shkollën e mesme të Oxford-it në 2021, për gjyqtaren Cheryl Matthews nuk kishte fajtor vetëm Ethan-in por edhe prindërit e tij, të cilët u dënuan për vrasje të pavullnetshme me 10 vite burg. Edhe pse pa shkrepur armën, babai dhe nëna e vrasësit amerikan, James dhe Jennifer u gjykuan si shkaktar të krimit, për atë që u vlerësua si një “katastrofë e pritshme”. Teksa dhe prindërit e viktimave në Michigan i akuzuan për prindërim të dështuar.

Në mendimin tim, ky precedent i krijuar do doja të mos mbetej në anën tjetër të botës; prindi duhet të mbajë përgjegjësi qoftë për neglizhencën e kushtuar, për dhënien e modelit të lirisë së tepruar aq sa për të cënuar liritë e tjetrit, për përkëdheljen e sedrës me armët që i duken lodra, për rritjen e një qënie të shtrëmbëruar që beson se mund t’ia marr jetën kujtdo dhe kurdo.

Do doja që dhimbjen e prindërve të policit të vrarë teksa po kryente detyrën edhe pa pasur uniformë, siç ja kërkon ligji; do doja që lotët e gruas që mbeti e ve pa shijuar ende dashurinë e martesën, drejtësia jonë të mos e shlyente vetëm me plasjen pas qelisë së një krimineli që nuk dënjon as të ndjejë pendesë.

Azgani nuk mund të frymëzojë kriminelë të tjerë se mund t’ja hedhësh paq, e prindër të tjerë që rrisin fëmijë si Azgani duhet të kuptojnë se kanë gabuar dhe ka ardhur koha të reflektojnë! Le të vuajnë dënimin e parë të kësaj natyre prindërit e Azganit, që të vrasim përbindshat e rradhës…

Related Posts

Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3

Milaim Zeka është opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3. Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook në faqen zyrtare të BBVK3….

Profesori i Universitetit të Beogradit: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, mori pjesë në një panel të organizuar nga Instituti Octopus, ku diskutohej “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën…

Me rritjen e fundit, kaq do të jetë pensioni i pensionistëve

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind. Kurti ka bërë të ditur se rritja e…

Gresa Behluli tmerrohet nga qentë në një park të fëmijëve në Prishtinë

Këngëtarja Gresa Behluli sot në rrjetet socialë është lajmëruar shumë e shqetësuar. Ajo ka ndarë disa pamje nga parku i fëmijëve ku shihet i mbushur me qenë….

Bora Zemani thotë se nuk ka asnjë operacion plastik

Moderatorja Bora Zemani, një nga personazhet e showbizit e komentuar në lidhje me operacionet plastike ka rrëfyer ndërhyrjet që ka bërë. Ajo tha se ka bërë një…

Einxhel: Në botën e televizionit mund të ketë ndonjë që ëndërron të jetë si Diddy

Einxhel Shkira ka ndarë mendimin e saj mbi krahasimin e industrisë muzikore shqiptare me atë ndërkombëtare, ku pyetja ishte nëse edhe Shqipëria ka një figurë të ngjashme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *