Profesori i Universitetit të Beogradit: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, mori pjesë në një panel të organizuar nga Instituti Octopus, ku diskutohej “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kjo është hera e parë që u kthye në Kosovë që nga viti 1997.

Videnoviq tha se është koha për të kërkuar falje publike popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet që Serbia u shkaktoi gjatë viteve 1998-1999.

Ai shprehu keqardhje për pikëllimin dhe vuajtjet e popullit kosovar dhe gjithashtu kërkoi falje për mashtrimet dhe gënjeshtrat që janë përdorur kundër serbëve në veri të Kosovës nga elitat politike të Beogradit.

Profesori vlerësoi mendimtarët e mëdhenj politik të Kosovës, si Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani, për rolin e tyre historik në formësimin e zhvillimeve politike të vendit.

Pas pjesëmarrjes në konferencë, Videnoviq vizitoi manastirin e Graçanicës, një monument i trashëgimisë mesjetare.

Ai falënderoi Agim Musliun për lehtësimin e konferencës dhe përvojën e paharrueshme që përjetoi gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Related Posts

VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën kazanit të plehrave

Protestuesit e opozitës u larguan nga kryeministria të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Teksa po kalonin nga Tajvani disa protestues i vunë flakën një kazani…

Tiranë/ Protestuesit përplasen me policinë, hedhin molotov drejt Kryeministrisë

Opozita në Tiranë ka nisur protestën e saj kombëtare të thirrur pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji. Protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë ku kanë…

Jonida në gjendje jo të mirë, ka disa fjalë për ndjekësit

Moderatorja shqiptare Jonida Vokshi nuk është në ditët e saj më të mira. Me anë të një shkrimi në Instagram ka treguar që gjendja shëndetësore e babait…

Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3

Milaim Zeka është opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3. Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook në faqen zyrtare të BBVK3….

Me rritjen e fundit, kaq do të jetë pensioni i pensionistëve

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind. Kurti ka bërë të ditur se rritja e…

Gresa Behluli tmerrohet nga qentë në një park të fëmijëve në Prishtinë

Këngëtarja Gresa Behluli sot në rrjetet socialë është lajmëruar shumë e shqetësuar. Ajo ka ndarë disa pamje nga parku i fëmijëve ku shihet i mbushur me qenë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *