E tepron Hisen Berisha: Qytetarët t’i hedhin në kontenierë të plehut Kurtin, Osmanin dhe Donika Shvarcin

Berlini, Parisi dhe Roma zyrtare i kanë shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke konsideruar njëzëri që hapi i propozuar sot për të shkruar një Draft statut, nuk adreson nevojën urgjente për hapat konkret të themelimit të Asociacionit dhe se e rrezikojnë edhe më tutje rrezikojnë të minojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

E, për këtë deputeti Hisen Berisha tha se qytetarët e këtij vendi, Kurtin, Osmani dhe Shvarc, t’i hedhin në kontenier të plehut politik.

Kjo pasi sipas tij për shkak te tyre, ka bërë që tre liderët evropian Macron, Scholz dhe Meloni kanë fyer popullin shqiptarë duke dërguar një letër poshtëruese.

“Tani po provojnë që me qëndrime kundërthënëse të shpëtojnë vehten e tyre dhe të viktimizojnë njëri tjetrin, duke deklaruar se nuk ishte veprim i koordinuar nga shefja e Komiteteve të Partisë, me sherifen e shtetit Presidenten Osmani.

Kjo po deshmon se strukturat amorfe politike nuk kan përgjegjësi të koncentruar në kushtetutë e ligje.

Prandaj duhet qytetarët e këtij vendi, të të gjitha kategorive, këta mashtrues si Kurti, Osmani dhe Shvarc, t’i hedhin në kontenier të plehut politik!

Me obligimet në të cilat e kan futur vëndin, kan bërë që tre liderët evropian Macron, Scholz dhe Meloni sot, kanë fyer popullin shqiptarë dukr dërguar një letër poshtëruese. I tëri një popull po sanksionohet nga vota e analfabetëve funksional“, ka shkruar ai.

Related Posts

Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3

Milaim Zeka është opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3. Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook në faqen zyrtare të BBVK3….

Profesori i Universitetit të Beogradit: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, mori pjesë në një panel të organizuar nga Instituti Octopus, ku diskutohej “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën…

Me rritjen e fundit, kaq do të jetë pensioni i pensionistëve

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind. Kurti ka bërë të ditur se rritja e…

Gresa Behluli tmerrohet nga qentë në një park të fëmijëve në Prishtinë

Këngëtarja Gresa Behluli sot në rrjetet socialë është lajmëruar shumë e shqetësuar. Ajo ka ndarë disa pamje nga parku i fëmijëve ku shihet i mbushur me qenë….

Bora Zemani thotë se nuk ka asnjë operacion plastik

Moderatorja Bora Zemani, një nga personazhet e showbizit e komentuar në lidhje me operacionet plastike ka rrëfyer ndërhyrjet që ka bërë. Ajo tha se ka bërë një…

Einxhel: Në botën e televizionit mund të ketë ndonjë që ëndërron të jetë si Diddy

Einxhel Shkira ka ndarë mendimin e saj mbi krahasimin e industrisë muzikore shqiptare me atë ndërkombëtare, ku pyetja ishte nëse edhe Shqipëria ka një figurë të ngjashme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *