Kapet sasi e madhe e municionit në Zveçan, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI

Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se Policia e ka siguruar informacionin nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ai, bashkë me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë bërë të ditur se bastisjet
janë kryer në rrethinën e Zveçanit, kah pjesa e Rudares.

“Stacioni policor i Zveçanit, nga informacionet e pranuara dhe nga AKI ka kryer një bastisje në rrethinën e Zveçanit në afërsi të Urës së Hekurt. Aty është gjetur armatim, pajisje ushtarake, eksploziv, shok-bomba, të cilat dyshohet se janë lënë atje me qëllim të sulmit ndaj inistitucioneve të sigurisë së Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë të sigurisë në këtë pjesë”, tha Hoxha në konferencë për media.

Sipas tij, policia ka arritur me sukses ta kryejë operacionin, teksa tregoi sasinë e armatimit të sekuestruar.

“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj”, tha ai.

“Policia do ta vazhdojë hetimin për këtë rast”, konfirmoi drejtori i PK-së.

Ndërsa, ministri Sveçla tha se “ata që cënojnë rendin kushtetues dhe shkelin ligjin herët a vonë të gjithë do të vijnë para drejtësisë dhe do të dënohen bazuar në veprat që i kanë shkaktuar apo planifikuar për t’i shkaktuar në cënim të sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Related Posts

Pasi bëri ndërhyrje, Arbana ekspozon sërish gjoksin

Moderatorja shqiptare Arbana Osmani ka kohë që ka bërë një ndryshim tek vetja. Ajo ka bërë ndërhyrje në gjoks dhe nga ai moment nuk kanë munguar as…

Vetëm 19 vjeçar dhe shtatë incidente penale e afro 100 gjoba për kundërvajtje, e kaluara kriminale e Shkumbin Sekiraqës

Shkumbin Sekiraqa dhe Pajtim Gashi janë dy nga “protagonistët” e konfliktit të parë mes familjes së Sekiraqëve dhe atyre të Capave. Dosja e 19-vjeçarit Shkumbin Sekiraqa është…

Ndau momente nga “BBV”, Beatrix Ramosaj vjen papritur me një mesazh të rëndësishëm

Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj u shfaq nostalgjike duke publikuar disa momente të bukura në Instagram nga eksperienca e saj në “Big Brother VIP Albania”. Ndërsa sot,…

Haxhiu: VV po bën fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut, siç vepruan me Mon Balajn, Arben Xheladinin e Astrit Deharin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas videos së publikuar nga Vetëvendosje me rastin e një vjetorit të sulmit terroristë në Banjskë e…

“Brenda janë gjetur shishe të karburanteve”, Bajqinovci jep detaje se si është djegur shtëpia

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është djegur sot vila në Katunishtë të Podujevës. Policia e Kosovës ka nisur hetime për këtë rast. Deputeti tha për…

“Perëndimi po armatos Kosovën”, Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA

Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA! Ishte ky mesazhi që përcolli nga salla më e rëndësishme në botë, në prani të udhëheqësve globalë,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *