“Perëndimi po armatos Kosovën”, Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA

Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA! Ishte ky mesazhi që përcolli nga salla më e rëndësishme në botë, në prani të udhëheqësve globalë, presidenti Serb Aleksandër Vuçiç. Ai drejtoi gishtin nga perëndimi, duke e akuzuar për standarde të dyfishta teksa mbështet integritetin territorial të Ukrainës,  por jo atë të Serbisë.

“Çdokush në botë flet për Ukrainën, por nuk guxon të flasin për Serbinë. Edhe nëse e bëjnë, thonë se ne do të nisim luftën në Ballkan me urdhër të Rusisë dhe kanë gënjyer për këtë gjatë gjithë kohës. Ne nuk jemi as shërbëtore të Rusisë dhe as të SHBA. Kemi interesat tona politike”, tha presidenti serb në OKB, raporton A2.

A2 shkruan se Vuciç përsëriti akuzat se Perëndimi shkeli kartën e OKB kur bombardoi ish-Jugosllavinë dhe rezolutën 1244, duke armatosur Kosovën në bazë ditore, edhe pse në të thuhet që të vetmet forca të armatosura në Kosovë janë ato të misionit paqeruajtës të NATO, KFOR.

“Ata që kryen agresion kundër Serbisë, që tentuan të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se është zgjidhja e vetme demokratike dhe e arsyeshme, që ‘Kosova dhe Metohia’ të shkëputet nga Serbia. Ata i kanë dhënë armë në baza ditore të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës, që nesër do të bëhen Forcat e Armatosura shqiptare në territorin e Serbisë”, theksoi Vuçiç.

Në fjalimin e tij, Vuçiç u ankua edhe për ndalimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave në Kosovë, mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë, që tha se vë në rrezik “jetën e serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, por edhe ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, përfshirë të patriarkut serb.

“Si mundtë ketë paqe në Kosovë kur rendi juridik dhe të drejtat themelore të një kombi të tërë minohen në mënyrë sistematike”, pyet Vuçiç, që megjithatë thekson se mbetet i përkushtuar për paqe e dialog.

Related Posts

Ndau momente nga “BBV”, Beatrix Ramosaj vjen papritur me një mesazh të rëndësishëm

Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj u shfaq nostalgjike duke publikuar disa momente të bukura në Instagram nga eksperienca e saj në “Big Brother VIP Albania”. Ndërsa sot,…

Haxhiu: VV po bën fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut, siç vepruan me Mon Balajn, Arben Xheladinin e Astrit Deharin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas videos së publikuar nga Vetëvendosje me rastin e një vjetorit të sulmit terroristë në Banjskë e…

“Brenda janë gjetur shishe të karburanteve”, Bajqinovci jep detaje se si është djegur shtëpia

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është djegur sot vila në Katunishtë të Podujevës. Policia e Kosovës ka nisur hetime për këtë rast. Deputeti tha për…

Xhensila Myrtezaj publikon foto nga spitali

Xhensila Myrtezaj nuk po kalon kohë të mira si nga aspekti emocional ashtu edhe shëndetësorë. Ditët e fundit ajo morri disa serume ku shihet duke e trajtuar…

Ledjona Xheladinaj ‘thumbon’ këto personazhe të showbizzit: Iu ikën lekët K…

Ledjona Xheladinaj ka qenë tejet aktive në rrjetet e saj sociale pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBV disa muaj më parë. Përtej projekteve të saj…

“Ka pasur hatërmbetje …. ”/ Shkurte Gashi zbulon zënkën me Flori Mumajesin

Këngëtarja Shkurte Gashi ka dhënë një intervistë për Prive, aty ku u shfaq me burrin e saj, Albert Limanin si dhe fëmijët. Ajo rrëfeu mbi të qenit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *