Abdixhiku: Albin Kurti zgjodhi PDK për shpëtimin e tij nga dështimet e mëdha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket zgjehdjeve të parakohshme në vend, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se formula më e mirë do të ishte dorëheqja e kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe më pas edhe shpërbërja e Kuvendit.

“Zgjidhja është fare e thjeshtë, dorëheqja e Kryeministrit dhe pastaj, si rrjedhojë, shpërbërja e Kuvendit.Pas tre vjet e gjysmë populizëm dhe pa ndonjë progres thelbësor, pas tre vjet e gjysmë polarizimi, ndarjeje shoqërore e nxitje të propagandës pa asnjë konsideratë njerëzore e politike, Kryeministri i Kosovës ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh.

Reagimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIE
Zgjidhja është fare e thjeshtë, dorëheqja e Kryeministrit dhe pastaj, si rrjedhojë, shpërbërja e Kuvendit.

Pas tre vjet e gjysmë populizëm dhe pa ndonjë progres thelbësor, pas tre vjet e gjysmë polarizimi, ndarjeje shoqërore e nxitje të propagandës pa asnjë konsideratë njerëzore e politike, Kryeministri i Kosovës ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh.
Fatkeqësisht, në këtë instrumentalizim, ka gjetur aleatin.
LDK-ja nuk e pranon këtë instrumentalizim në asnjë rrethanë.

LDK-ja është e gatshme të kërkojë besim qytetar, e gatshme të marrë përgjegjësinë para sfidave, e gatshme të implementojë “Rrugën e Re” si program zhvillimor, të djathtë e euroatlantik.

Për këtë, duhet dorëheqja e Kryeministrit, si rruga e duhur drejt shpërbërjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Dorëheqja, më pas shpërbërja dhe në fund data. Ky është rendi i gjërave.

LDK-ja konsideron se, në këto ditë vendimtare, fokusi i institucioneve dhe i partive politike duhet të jetë te çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, proces të cilin, me papërgjegjshmërinë e tij, e ka rrezikuar rëndë vetë Kryeministri.

LDK-ja e refuzon farsën e darkave si mbulesë të një uniteti politik që u përbuz kur u ofrua tash e tre vjet e gjysmë. LDK-ja thërret për një unitet të djathtë gjithëkombëtar, si lidhje përtejpartiake, si lëvizje shpëtimtare. Gjendja e tanishme, politike, ekonomike, diplomatike e sociale kërkon lidership të ri në Kosovë. Rëndesa ekonomike, pagat e ulëta, çmimet e larta, sistemi shëndetësor i rrënuar e arsimi i mbetur prapa, sikurse dhe ngecjet enorme integruese për në BE e anëtarësuese për në NATO, po shkaktojnë çdo ditë zbrazjen e Kosovës, me nga 173 qytetarë duke u larguar nga vendi ynë çdo ditë e secilën ditë.

LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e asnjë marrëveshjeje të prearanzhuar prapa dyerve të mbyllura e darkave. LDK-ja fton të gjitha palët politike, që në këtë kohë, të kërkojnë dhe të punojnë vetëm në drejtim të dorëheqjes legale të Kryeministrit, sepse ajo faktike tashmë ka ndodhur.

Related Posts

Ndau momente nga “BBV”, Beatrix Ramosaj vjen papritur me një mesazh të rëndësishëm

Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj u shfaq nostalgjike duke publikuar disa momente të bukura në Instagram nga eksperienca e saj në “Big Brother VIP Albania”. Ndërsa sot,…

Haxhiu: VV po bën fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut, siç vepruan me Mon Balajn, Arben Xheladinin e Astrit Deharin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas videos së publikuar nga Vetëvendosje me rastin e një vjetorit të sulmit terroristë në Banjskë e…

“Brenda janë gjetur shishe të karburanteve”, Bajqinovci jep detaje se si është djegur shtëpia

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është djegur sot vila në Katunishtë të Podujevës. Policia e Kosovës ka nisur hetime për këtë rast. Deputeti tha për…

“Perëndimi po armatos Kosovën”, Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA

Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të SHBA! Ishte ky mesazhi që përcolli nga salla më e rëndësishme në botë, në prani të udhëheqësve globalë,…

Xhensila Myrtezaj publikon foto nga spitali

Xhensila Myrtezaj nuk po kalon kohë të mira si nga aspekti emocional ashtu edhe shëndetësorë. Ditët e fundit ajo morri disa serume ku shihet duke e trajtuar…

Ledjona Xheladinaj ‘thumbon’ këto personazhe të showbizzit: Iu ikën lekët K…

Ledjona Xheladinaj ka qenë tejet aktive në rrjetet e saj sociale pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBV disa muaj më parë. Përtej projekteve të saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *