Kurti: Nga Plani i Rritjes së BE-së, Kosova do të përfitojë afro 1 miliard euro

Është mbajtur takimi i dymbëdhjetë i Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilin krahas kryeministrit, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, si dhe ministra, zëvendësministra, anëtarë të kabineteve qeveritare, si dhe drejtues të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive të linjës.

Qeveria ka njoftuar se në këtë takim u diskutua për përgatitjet për financim të projekteve infrastrukturore të vendit, nga fondet e BE-së dhe të partnerëve të tjerë zhvillimorë.

Kryeministri Kurti ka theksuar se gjatë tri viteve të fundit është i aplikuar me sukses me shumë projekte infrastrukturore për financim.

“Planifikimi i mirë dhe hartimi i listës prioritare, tani merr rëndësi edhe më të madhe, në kontekst të Planit të Rritjes së BE-së, nga i cili Kosova pritet të përfitojë afro 1 miliard euro”, ka thënë ai.

Sipas njoftimit, ai ka përmend aplikimet e Kosovës të miratuara përgjatë kësaj periudhe nga Bordi Operacional i ËBIF, duke mundësuar përfitimin e granteve në vlerën totale prej 57.6 milionë euro.

“Javën e kaluar patëm takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku diskutuam edhe për Agjendën e Reformave, një dokument kryesor për detyrimet e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Kryerja e reformave në të gjithë sektorët dhe fushat, që matet me treguesit e Agjendës së Reformave, është e lidhur drejtpërdrejtë me vëllimin e përfitimit të fondeve të Planit të Rritjes që realizohen përmes WBIF”, u shprehur Kurti.

Ndërkaq, ministritë e linjës prezantuan listat prioritare në fushën e mjedisit, transportit dhe energjisë, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qëllimi i kësaj liste në radhë të parë është t’i prioritizojmë projektet me të cilat pastaj ne aplikojmë në instrumentet për financim të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare dhe po ashtu tregon synimet tona investive në infrastrukturë.

Përgjatë kësaj mbledhjeje u votuan dhe Grupet Punuese Sektoriale (GPS) për përzgjedhjen e projekteve që do të përfshihen në kuadër të Listës Prioritare të Projekteve Infrastrukturore për sektorin social dhe infrastrukturën digjitale.

Related Posts

Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do të mbetesh krenaria e shtetit

Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, ka thënë se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e heroit të Kosovës që ra në detyrë vitin e kaluar…

Polici që ishte me Bunjakun: E tërhoqëm mes plumbave, u përpoqëm që t’u mbijetojë plagëve

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Mirsad Kryeziu, i cili ishte pranë heroit Afrim Bunjaku në momentet e fundit të jetës së tij, ka rrëfyer detaje për sulmin…

Policia e Kosovës përkujton Afrim Bunjakun, publikohet një video për jetën dhe veprën e tij

Policia e Kosovës ka përkujtuar rreshterin, tashmë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në një vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një videoje në kanalin zyrtar të Policisë…

Pacolli: Gabimet e Qeverisë Kurti kanë lejuar Serbinë të dalë e fuqishme nga incidenti i Banjskës

Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, nga ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe disa policë mbetën të plagosur. Ish-ministri…

Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpërthim

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme. Burimet e IndeksOnline pohuan se…

Einxhel tregon se pse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri, jemi bërë …

Einxhel Shkira, gazetarja e njohur shqiptare, ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe u prit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *