Polici që ishte me Bunjakun: E tërhoqëm mes plumbave, u përpoqëm që t’u mbijetojë plagëve

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Mirsad Kryeziu, i cili ishte pranë heroit Afrim Bunjaku në momentet e fundit të jetës së tij, ka rrëfyer detaje për sulmin terrorist në Banjskë, e po ashtu e ka përkujtuar kolegun e tij tashmë të ndjerë.

Në akademinë përkujtimore për Afrim Bunjakun, ai ka thënë se atë nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë.

“Pata fatin e mirë që e kam takuar, dhe krenarinë time të madhe që të mos e harrojë asnjëherë në jetë, jemi njoftuar si dy përgjegjës të ekipeve, pas komunikimit që zhvilluam, filluam kontrollimin e perimetrit ku ishin vendosur kamionët”, u shpreh ai.

Tutje, Kryeziu tregoi detaje se si kishte filluar sulmi në Banjskë.

“Nga grupi serb u aktivizua një mjet shpërthyes në pjesën ku ishte Afrim Bunjaku në ato moment filluan të shtëna në drejtimet tona, ndonëse të sfiduar nga errësira jemi përgjigjur më zjarr, kam vërejtur se është plagosur rëndë Afrim Bunjaku, edhe kolegu Alban Rashiti që ishte afër”, tha ai.

Mes tjerash, Mirsad Kryeziu rrëfeu edhe për përpjeket që kishin bërë për ta shpëtuar Bunjakun.

“Mes breshërish të plumbave kemi arritur të tërheqim Bunjakun për trajtim, jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë që t’u mbijetojë plagëve, por për fat të keq nuk ia kam dalë, sa më shumë tërhiqja aq më shumë shtoheshin të shtënat”, potencoi ai.

Related Posts

Publikohen bisedat, njerëzit e zbulojnë se si janë sjellur Bardhi dhe Sara jashtë kamerave

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Sara dhe Bardhi, kanë tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për dinamikën e tyre brenda shtëpisë, por edhe për sjelljen e…

Të kapur dorë për dore, Adrola Dushi publikon foto me Capital T?

Prej kohësh përflitet për një lidhje të mundshme mes Adrola Dushit dhe Capital T. Zërat ishin lartë e poshtë por dyshja nuk e konfirmuan asnjëherë direkt. Por…

‘A e keni njet mu..’ Don Xhoni habit me postimin

Reperi i njohur Don Xhoni, një nga figurat më të njohura të skenës muzikore shqiptare, së fundmi ka bërë një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e fansave…

Gruaja e Mc Kreshes me vajzën marrin gjithë vëmendjen në qytet

Erzina, bashkëshortja e njohur e Mc Kreshës, ka marrë vëmendjen e mediave sociale me një foto të saj dhe vajzës së saj, ku ato duken tejet elegante…

Ish bashkëshorti i Diolës publikon këtë foto të vajzës së madhe

Dardan Baftiu është mjeku i njohur që në publik njihet edhe si ish bashkëshorti i nutricionistes Diola Dosti. Ata kanë së bashku tre fëmijë, për të cilet…

Fifi zbulon se ka diçka të re nga ajo

Këngëtarja e njohur, Fifi eshte nje nga kengetaret me aktive ne strade. Se fundmi ajo ka paralajmëruar se do ta publikojë këngën e re. ‘’Cigarja’’, quhet projekti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *