Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ballafaqimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është një dështim për Kosovën, por jo fitore për Serbinë.

Haziri e krahasoi kushtëzimin e ndërkombëtarëve në lidhje me anëtarësimin në KiE me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se sot, kjo situatë e ka kthyer vendin në vitin 2017.

“Kërkesë shtesë ka qenë prej BE-së ligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, por Kurti e ka shfrytëzuar për konsum të brendshëm dhe ia ka vonuar Kosovën liberalizimin 6 vjet. Kjo ka ardhur si kërkesë e NATO-s, për nevojën e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, s’ka pasur lidhje me Kosovën”.

“Nuk kemi mundur ta menaxhojmë sepse VV-ja dhe partnerët atë kohë të opozitës e kanë shfrytëzuar për konsum të brendshëm. Sot, situata me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e ka kthyer Kosovën në vitin 2017”, tha Haziri në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Qeveria Kurti në tri vjet qeverisje ka pasur mungesë koordinimi me partnerët ndërkombëtarë në çështjen e interesit të përbashkët.

“S’ka pasur veprime të njëanshme, por situatat e reja që janë krijuar në Kosovë, janë krijuar jashtë koordinimit me partnerët. Koordinimin e vetëm e kemi pasur më 24 shtator në rastin e Banjskës kur u sulmuam nga grupi terrorist dhe reagimi ka qenë i koordinuar”, tha ai.

Related Posts

Kurorëzimi i dy vajzave në Tiranë, flet njëra prej tyre: Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e Zotit

Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara…

A do të martohej sërish? Nora jep përgjigjjen e prerë

Nora Istrefi ishte e ftuar si mysafire në emisionin e Labinot Gashit. Ndër pyetjet që ju bënë këngëtares, ishte pyetje se kur do të martohet sërish ajo….

Kiara shfaq linjat trupore pak javë pas lindjes

Kiara shfaq linjat pak javë pas lindjes dhe duket… Kiara Tito para pak javësh mori epitetin nënë për herë të parë. Ajo ndau një fotografi me ndjekësit…

Bastisja në Veri, Policia konfiskon rreth 74 milionë dinar

Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës…

Blero tregon arsyen pse u nda nga ‘bebi’: Intervistën me Afronën e bëra si hakmarrje ndaj ish të dashurës

Artisti i njohur i estradës, Blero Muharremi për podcastin e fundit të realizuar me ish-bashkëshorten Afrona Dika ka thënë se ka qenë si një hakmarrje për ish…

Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *