Kurorëzimi i dy vajzave në Tiranë, flet njëra prej tyre: Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e Zotit

Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT.

Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në prani të 80 të ftuarve, kanë veshur fustanet e bardha duke finalizuar në martesë lidhjen tyre nga e cila kanë dhe dy vajza tre vjeç.

“U bë me zhurmë por nuk ishte ky qëllimi. Qëllimi ishte t’i tregonim të gjithëve, që të jesh LGBT dhe besimtar, është mëse legjitime. Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e zotit. Dashuria është fjala e zotit. Dasmat edhe pa celebrim janë tipike në Shqipëri”, u shpreh Alba Ahmetaj nga komuniteti LGBT.

Kjo martesë ka ngjallur reagime të shumta pasi ligji shqiptar nuk i njeh këto martesa e kontaktuar  nga Top Channel Drejtoria Gjendjes Civile thotë se në Regjistrin e Gjendjes Civile nuk është shënuar asnjë akt martese e, të dy shtetasve/ese të së njëjtës gjini.

Dasma e Albës dhe e Edës u kurorëzua në prani të dy pastorëve të huaj, të cilët mbanin veshje të ngjashme me priftërinjtë besikit katolik.

I menjëhershëm ka qe reagimi i komunitetit fetar  ortodoks dhe katolik në Shqipëri të cilët distancohen dhe janë kundër martesave  në çift të së njëjtës gjini

Por më shumë se një martesë Alba Dhe Eda duket se kërkojnë të jenë nismëtare për ligjërimin e këtyre martesave

“Ky është vetëm fillimi i betejës, por do dalim fitimtar, jam e sigurt“, shprehet Alba Ahmetaj.

“Hapi i parë ishte prezantimi i kërkesës në gjenden civile, hapi i dytë dhe unë me partneren time do kërkojmë të njëjtën gjë. Pasi të marrim përgjigjen negative do të shkojmë në gjykatë për ta çuar më pas çështjen e në gjykatën e Strasburgut për të ndjekur shembullin e Greqisë, Italisë dhe shumë shteteve të tjera”, u shpreh Xheni  Karaj – aktiviste e komunitetit LGBT.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *