Tragjedia në Shkodër, avokati shqiptar: Prokuroria të kontrollojë sinjalet telefonike të asaj dite

Një ngjarje tragjike që ndodhi disa ditë më parë ka tronditur Shkodrën, ku dyshohet se një nënë është hedhur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj.

Pas publikimit të një videoje që tregon momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët e saj, nga mediat në Shqipëri, gazetari i Report TV, Sokol Dema tha se komunikimi dhe vëzhgimi që japin kamerat e sigurisë, duket se gruaja që ishte me të ndjerën, mund t’i ketë shkruar dikujt.

“Pamjet të cilat duhet të ndërlidhen me komunikim. Çfarë ka thënë ajo, kujt i është ankuar, nëse i ka shkruar Ergys Arrazit për Almën. Komunikimi dhe vëzhgimi që të japin kamerat e sigurisë, të japin të dyshosh që mund t’i ketë shkruar dikujt, do të jetë vetëm vëzhgimi i celularit që do të vërtetojë se çka ka shkruar dhe kujt i ka shkruar. Pritet të ketë një tjetër seancë e marrjes në pyetje për kunatën e Almës, me shpresën që do të japë detaje shtesë dhe do të ndihmojë në zbardhjen e çështjes”, u shpreh Dema.

Ndërkohë, avokati Kujtim Cakrani, tha se prokuroria duhet të kontrollojë sinjalet telefonike dhe të verifikojë ku ka qenë në atë moment bashkëshorti i të ndjerës, Alma Arrazit.

“Prokuroria të kontrollojë sinjalet telefonike dhe të verifikojë ku ka qenë në atë moment bashkëshorti. Me atë të një hetimi që është i thjeshtë të marrjes së të dhënave nga kompania celulare që ata kanë poseduar dhe vërteton me detaje edhe vendin ku është gjendur në atë moment”, tha ai.

Ndiqni videon e mëposhtme.

 

Related Posts

Kiara shfaq linjat trupore pak javë pas lindjes

Kiara shfaq linjat pak javë pas lindjes dhe duket… Kiara Tito para pak javësh mori epitetin nënë për herë të parë. Ajo ndau një fotografi me ndjekësit…

Bastisja në Veri, Policia konfiskon rreth 74 milionë dinar

Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës…

Blero tregon arsyen pse u nda nga ‘bebi’: Intervistën me Afronën e bëra si hakmarrje ndaj ish të dashurës

Artisti i njohur i estradës, Blero Muharremi për podcastin e fundit të realizuar me ish-bashkëshorten Afrona Dika ka thënë se ka qenë si një hakmarrje për ish…

Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick….

Zbardhet dosja e SPAK: Arben Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc. Nga bisedat e transkriptuara nga Euronews Albania, zbulohet se ish-deputeti…

Babai i Triumf Rizës për Sekiraqën: Është liruar një kryekriminel që ka vuajt krejt Prishtina prej tij

Të premten e 17 majit, Gjykata e Apelit ia ndryshoi masën e sigurisë Enver Sekiraqës, të dyshuarit për vrasjen e policit Triumf Riza. E menjëherë të shtunën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *