Fillimisht e sulmoi burri e me vonë edhe vëllai, detaje të reja nga dhuna fizike ndaj Teuta Selimit

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në pikë të mëngjesit e raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por siç raportoi sot Sinjali, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt

Dyshime për dhunë edhe nga vëllai, Agron Selimi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se këngëtarja Selimi ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate.

Teuta Selimi e ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Bashkëpunimi me Serbinë i EURO- U21: Tifozat Kuq e Zi ia kujtojnë Armando Dukës luftën në Kosovë

Grupi i tifozëve të kombëtares së Shqipërisë, të njohur me emrin si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë…

I grisi rrobat dhe e goditi, arrestohet 53 vjeçari nga Durrësi që tentoi të përdhunonte pastruesen greke (EMRI)

Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”. Ngjarja ka ndodhur dje…

Dhunoi këngëtaren në publik/ Pendohet reperi i njohur: Marr përgjegjësinë, sjellje e pafalshme

Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për sjelljen e tij “të pafalshme” pasi u bënë publike pamjet ku sulmoi këngëtaren Casandra “Cassie” Ventura. Ylli i repit tha…

Dalin detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e trishtë në Lushnjë, ku babai plagosi vajzën e tij dhe më pas vrau veten. Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë…

‘Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram’ – përplaset Donaldi dhe Ronaldo për finalistët e BBVA

Donald Veshaj ka qenë i ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’, ku ka folur për rrugëtimin e vëllait të tij në këtë format si…

Rama: Ditën kur Albini prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, hëngrëm shpageta bashkë

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. “Albini është opozitar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *