Dalin pamjet, Alma Arrazi buzë Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim

Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të mitur. Pamjet filmike janë regjistruar vetëm pak minuta pasi nëna e tre fëmijëve të prodhonte një nga ngjarjet me të rënda të rregjistruara në kriminalistikën shqiptare.

Siç shihet dhe në pamjet filmike të sigurara nga Ora News, Alma Arrazi del nga amabientet e një lokali që ndodhet tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Ora shënon 20:10 dhe Alma është në shoqërinë e tre fëmijëve të saj dhe kunatës, e cila ndodhet edhe ajo me një fëmijë të mitur.

Alma përshëndetet me kunatën, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, vajza e madhe, shkruan Ora News.

Ndërsa motra e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave.

Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.

Pikërisht kur ka shkuar mbi urën e Bunës, Alma Arrazi, ka marë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë.

Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Tiranës kanë arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, shtetasin Erdgys Arrazi, i cili është mbyllur në burg për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Dhunës në familje”.

Ishte një peshkatar i zonës që fillimisht gjeti trupin e njërës prej vajzave duke njoftuar policinë. Pas mobilizimit të policisë, më pas u gjendën dhe tre trupat e tjerë të mbytur.

Ngjarja tronditi opinionin publik duke sjellë dhe një reagim qytetar në Shkodër, ku prindër, nxënës dhe qytetarë të Shkodrës kryen homazhe pikërisht në Urrën e Bunës, aty ku Alma Arrazi i dha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Related Posts

Arsyetimi i Apelit kur vendosi ta kthej Enver Sekiraqen në paraburgim

Fakti se Enver Sekiraqa kishte qenë në arrati pas ditës kritike kur ishte vrarë polici Triumf Riza dhe dënimi i shqiptuar nga shkalla e parë rrisin rrezikun…

Tiranë, ndodh për herë të parë martesa mes dy grave në Shqipëri

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga…

Bashkëpunimi me Serbinë i EURO- U21: Tifozat Kuq e Zi ia kujtojnë Armando Dukës luftën në Kosovë

Grupi i tifozëve të kombëtares së Shqipërisë, të njohur me emrin si ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë…

I grisi rrobat dhe e goditi, arrestohet 53 vjeçari nga Durrësi që tentoi të përdhunonte pastruesen greke (EMRI)

Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”. Ngjarja ka ndodhur dje…

Dhunoi këngëtaren në publik/ Pendohet reperi i njohur: Marr përgjegjësinë, sjellje e pafalshme

Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për sjelljen e tij “të pafalshme” pasi u bënë publike pamjet ku sulmoi këngëtaren Casandra “Cassie” Ventura. Ylli i repit tha…

Dalin detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e trishtë në Lushnjë, ku babai plagosi vajzën e tij dhe më pas vrau veten. Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *