E dhimbshme: Ky është burri që humbi jetën tragjikisht në Prizren pasi ra me veturë në lug të lumit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prizren–Reçan, ku një veturë ka rënë nga 10 metra lartësi dhe për pasojë, shoferi ka vdekur, ndërsa një pasagjere ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, viktima është rreth 70-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, kurse gruaja e tij 67-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sinjali ka mësuar se burri i moshuar që humbi jetën tragjikisht është Fejzo Mustafic.

Nga Policia kanë bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954 , mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësorën dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra.

Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet I vdekur në vend ,ndësa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957 ) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanint mjekësor është liruar. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë. Rastin është duke e hetuar Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit.”

Related Posts

Bëhet ‘shkrumb e hi’ një veturë në Prizren, Policia jep detaje

Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar për një veturë qe po digjej në rrugën “Hysni Morina” në Prizren. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar…

“Benzi” me shpejtësi marramendëse mori para 50-vjeçarin dhe “fluturoi” duke u përplasur me një mjet të parkuar! Pamjet e frikshme, qytetarët vrapojnë të tmerruar

Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur një mjet tip “Benz” ka marrë para një biçikletë ku udhëtonte një 50-vjeçar dhe më pas ka “fluturuar” mbi një…

Kjo është 24 vjeçarja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë. Familjarët e të…

“Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit”, Megi Pojani dhe motra e saj tregojnë sekretin

Në pjesën e dytë të podkastit “Mekast”, motrat Pojani folën për një temë që shpesh bën bujë në shoqëri: dallimi mes personave të pasur dhe atyre që…

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën.  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir…

Fundjava e parë me kufij të hapur, mijëra hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë

Që prej 1 majit kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikën kalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për qytetarët…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *