Fundjava e parë me kufij të hapur, mijëra hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë

Që prej 1 majit kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare.

Në pikën kalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Vendimi për kalimin e kufirit në këtë mënyrë u zgjat nga tre në nëntë muaj të vitit për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga udhëtarët shqiptarë nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë.

“Tani përderisa jemi një komb dhe themi se jemi një komb e jemi shqiptarë do të duhej që të hiqeshin gjithmonë këto kontrolla se vetëm na i heqë kolonat.

“Ky është një lehtësim i madh si për Kosovën edhe për Shqipërinë”- u shprehën disa prej tyre.

As për të hyrë në Kosovë, deri më 31 dhjetor, udhëtarët nga Shqipëria nuk do kenë nevojë të paraqesin dokumentin e identifikimi para policisë kufitare.

Zgjatja e periudhës së vendimit për kalimin pa kontrolle është mirëpritur sidomos nga shtetasit e Shqipërisë që udhëtojnë çdo ditë në Kosovë.

“Detyrimisht, jemi prej Tropojës e duhet të mos ketë kufi fare. Udhëtojmë shpesh dhe nuk do të duhet të kishte fare kontrolle”– thanë disa prej qytetarëve.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare të Kosovës, që menaxhon me pikë kalimet me Shqipërinë, për tre ditët e para të muajit maj, në Kosovë kanë hyrë mbi 47 mijë persona e nga vendi kanë dalë po ashtu mbi 47mijë persona.

Related Posts

Shembet dheu në rrugën Klinë-Gjakovë, pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu, mëngjesin e sotëm. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe se është e pakalueshme. Nga…

Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, nëna e Florian Selimit: I prenë fytin natën e Bajramit! Policia i mbron

Ajo tha se djali i është vrarë natën e Kurban Bajramit, ndërsa shton se Policia e Fierit e dinte që Azgan Menrica dhe Kiri Menrica kishin armë,…

Donika Gërvalla konfirmon se Kosova mbetët jashtë agjendës së KiE-së

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së nuk u mor vendim që të thirret një mbledhje…

Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Haradinaj ka thënë se dështimi i faturohet kryeministrit Albin…

Baby G hap zemrën me rrëfimin e saj prekës: Më ka vdekur një vëlla!

Në puntatën e sotme, është shfaqur një klip i një prej fermereve. Bëhet fjalë për Baby G e cila ka bërë një rrëfim prekës të jetës së…

E ngacmojnë se nuk “di të lexojë”, zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Banori i BBVA Romeo Veshaj shpesh herë është kritikuar nga banorët e tjerë për faktin që dinte të lexonte mirë. Në një video që po çarkullon nëpër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *