Molliqaj: Asociacioni si kusht ndërkombëtar është provokuar dhe nxitur nga Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemorkate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shkruar se “ekskurzioni aventuresk i Kurtit në Ohër para rreth një viti e ka sjellë Kosovën buzë humnerës dhe Asociacionin në agim të realitetit”

Përmes një reagimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se për anëtarësim në Këshill të Evropës, si për çdo çështje tjetër, “kushtëzim do mbetet Asociacioni, hyri apo nuk hyri Kosova në Këshillin Evropian”.

“Kushtëzimi ndërkombëtar, të cilin Kurti e ka provokuar e nxitur, sot është i qartë: tak Asociacioni, tak anëtarësimi në Këshillin Evropian. Si sot, si nesër për cilëndo çështje tjetër, qoftë me e madhe se Këshilli Evropian apo edhe më e vogël, kushtëzim do mbetet Asociacioni, hyri apo nuk hyri Kosova në Këshillin Evropian.
Në cilindo rast, qofshim pak apo shumë, lufta jonë ndaj Asociacionit do të jetë për një shumëfish më e ashpër se deri tani, nëse kushdo, haptas apo tinzërisht e bën një hap drejt realizimit të Asociacionit e shkatërrimit të Republikës tonë”, ka shkruar Molliqaj.

Ai shkroi më tej se Kosova do të paguaj “me kokën e saj” për “gabimet e Kurtit”, teksa ka berë thirrje që Gjykata Kushtetuese “t’i përmbahet Kushtetues” duke mos e lejuar një “quasi” autonomi kanceruoze në shtetin tonë.”

“Kurti veten e ka mbështetur për muri e Kosova nuk duhet të paguajë me kokën e saj për gabimet e tij. Në duart e Gjykatës Kushtetuese është të mos e lejojë një gjë të tillë, për këtë vazhdojmë t’i bëjmë thirrje, siç e kemi bërë deri tani, që të i përmbahen kushtetutës tonë e mos të lejojë një “quasi” autonomi kanceruoze në shtetin tonë. Në fund të fundit i tërë pushteti i takon popullit. Sovrani përpjekjes më të vogël për të cenuar funksionalitetin e republikës do i përgjigjet asaj e atyre siç e meritojnë, me fuqinë që jo pak herë e ka dëshmuar. Për këtë i duhet vetëm një shkëndi dhe pak frymë. Prandaj, mos tentoni të bëni shkëndi, sepse fryma jemi ne!”, tha ai.

Related Posts

Më të dashuruar së kurrë, Diola dhe Erolldi shijojnë pushimet

Marrëdhënia midis Diola Dostit dhe Erolld Belegut po merr vëmendje të madhe së fundmi. Marrëdhënia midis Diola Dostit dhe Erolld Belegut po merr vëmendje të madhe së…

Linda Halimi: Çdo mëngjes i them vetes, me sa palë mend në kokë e lash vajzën e u futa në Big Brother

Këngëtarja e talentuar Linda Halimi ka dhënë një intervistë për Prive, ku ka folur hapur për përvojat e saj të veçanta gjatë qëndrimit në Big Brother VIP…

Konfirmohet arratisja e Enver Sekiraqës, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se kanë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj…

Kurti pret në zyre humbësit e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut. Ky koalicion ka humbur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut nga…

Pamje të rënda| Reperi i njohur dhunon ish të dashurën, e godet dhe e tërheq zvarrë

Një video e tmerrshme është duke qarkulluar në rrjetin social X. Reperi Diddy shihet duke sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij. Ai e godet atë disa…

‘Nuk duroja dot të shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja në dy punë dhe lekët të mi hajë ai’! Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari del sot para gjykatës

GREQIA- 50-vjeçar shqiptar Eduart Danaj, i cili vrau me thikë ish-bashkëshorten, duke i lënë armën e krimit të ngulur në trupin e pajetë, pritet t’i kërkojë falje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *